KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Britma, lot gëzimi dhe shpërthim emocionesh – Publikohet momenti kur Gavi merr ftesën nga Spanja për Botërorë

Britma, lot gëzimi dhe shpërthim emocionesh – Publikohet momenti kur Gavi merr ftesën nga Spanja për Botërorë

Vetëm Gavi e di sa e vështirë ka qenë rruga e tij drejt rikuperimit dhe rikthimit në formën më të mirë pas dëmtimit të rëndë.

Vetëm ai i njeh momentet e vështira dhe gjithçka që ka kaluar gjatë këtij udhëtimi të gjatë, ndërsa reagimi i tij pas ftesës nga Luis de la Fuente për Kupën e Botës tregoi qartë emocionet dhe sakrificat që ka përjetuar.

Mesfushori i Barcelonës kishte deklaruar disa ditë më parë në një intervistë për Mundo Deportivo se ndihej 100 për qind gati për t’u rikthyer me kombëtaren spanjolle. Tani, videoja e publikuar nga Lamine Yamal ka prekur tifozët në mbarë botën.

Gjithçka ndodhi në Ciutat Esportiva Joan Gamper gjatë një seance stërvitore me bashkëlojtarët e Barcelonës. Me televizorin ndezur dhe të gjithë duke ndjekur shpalljen e listës së Spanjës për Kupën e Botës, Lamine Yamal filmoi momentin kur u përmend emri i Gavit.

Pas emrave të Pedrit, Fabian Ruiz dhe Zubimendit, erdhi radha e Gavit. Në atë moment shpërthyen emocionet: përqafime, britma gëzimi, lot dhe urime nga Lamine Yamal, Frenkie de Jong, Hector Fort, si dhe fizioterapistët dhe stafi i rehabilitimit që e kanë ndihmuar gjatë rikuperimit.

Videoja e reagimit të Gavit u bë menjëherë virale dhe preku zemrat e tifozëve të Barcelonës dhe futbollit në përgjithësi, duke reflektuar gjithë sakrificën dhe emocionet e një rikthimi të shumëpritur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.