KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha para vendimit në Hagë: Pres pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Berisha para vendimit në Hagë: Pres pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se pret një vendim pafajësie për katër ish-udhëheqësit e Kosovës, të cilët i cilëson si “heronj të çlirimit të Kosovës”.

Sipas liderit të demokratëve, gjatë procesit gjashtëvjeçar nuk është paraqitur asnjë provë që, sipas tij, të mbështesë akuzat ndaj tyre. Për këtë arsye, ai thotë se për ish-krerët e UÇK-së duhet të ketë vetëm një vendim: pafajësinë.

Berisha shprehet gjithashtu se çdo vendim i gjykatës duhet respektuar, ndërsa i cilëson të papranueshme dhe të dënueshme kërcënimet ndaj Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi të pafavorshëm.

“Për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre”, shprehet Berisha, duke shtuar se uron që ata të kthehen në Kosovë “të pafajshëm, kryelartë, heronj të çlirimit të Kosovës”.

Në fund, kreu i PD-së thekson se Kosova nuk duhet të përballet me pasoja për një vendim gjyqësor që ai e konsideron të padrejtë.

“Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë!”, përfundon Berisha.

Ndryshe, vendimi final për ish-krerët e UÇK-së pritet të merret gjatë ditës së nesërme (16 shtator). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.