Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen me një seri fotografish elegante në Instagram, ku shfaqet në formë perfekte me një fustan bohemian, duke vënë në pah stilin e saj si supermodele.
Ajo u shfaq në poza të ndryshme në ambiente luksoze dhe në natyrë, duke marrë vëmendje për pamjen e saj “engjëllore” dhe estetikën verore.
Hadid nuk mori pjesë në Met Gala 2026, mes debatit publik për përfshirjen e disa figurave të fuqishme, përfshirë Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, shkruan DailyMail.
Supermodelja ka munguar në Met Gala edhe në vitet e fundit, duke zgjedhur të mos jetë pjesë e eventit, ndërsa këtë herë reagimi i saj erdhi përmes rrjeteve sociale me një postim të qetë dhe artistik. /Telegrafi/