KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bella Hadid tërheq vëmendjen me paraqitjet gjatë pushimeve luksoze në jug të Francës

Bella Hadid tërheq vëmendjen me paraqitjet gjatë pushimeve luksoze në jug të Francës

Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në jug të Francës, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet elegante dhe atmosferën relaksuese të udhëtimit me mikeshat.

Supermodelja 29-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga Saint-Tropez, ku shfaqet duke shijuar diellin, detin dhe kohën e lirë në një jaht luksoz.

Në imazhe, Bella pozon me disa kombinime verore, duke reflektuar stilin e saj karakteristik, shkruan DailyMail.

Krahas fotografive, ajo ndau edhe një mesazh ku tregoi sa shumë e kishte shijuar këtë eksperiencë, duke shkruar: “Kafetë e mëngjesit para punës nuk do të jenë më njësoj që nga tani e tutje”.

Gjatë qëndrimit në Rivierën Franceze, modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë dhe familjarët, përfshirë edhe vëllain e saj, Anwar Hadid.

Ajo shijoi aktivitete të ndryshme në det, mes tyre edhe një xhiro me jet ski përgjatë bregdetit.

Fotografitë e fundit të Bellës kanë marrë mijëra reagime në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vlerësuar stilin e saj veror dhe pamjet spektakolare nga pushimet në një prej destinacioneve më të njohura të Francës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.