Bora ka nisur të bie në Bjeshkët e Rugovës.
Pamjet dimërore vijnë në prag të sezonit të ftohtë, duke sjellë atmosferë krejtësisht tjetër në njërën prej zonave më të bukura malore të Kosovës.
Moti në gjithë vendin gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset me lartësi të madhe pritet të ketë reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 m/s. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

