Author: korrektpress

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Aurelien Tchouameni do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së parë të La Ligës.Mesfushori francez është rikthyer në stërvitje pasi ka lënë pas një problem muskulor, por Mourinho ka vendosur të mos rrezikojë me të në ndeshjen hapëse të kampionatit.Trajneri portugez ka bërë të ditur se Tchouameni nuk është ende në gjendjen optimale fizike për të zhvilluar një ndeshje, ndaj do t’i duhet edhe pak kohë për t’u rikthyer plotësisht.“Tchouameni është mirë, por duhet të stërvitet të premten, të shtunën dhe të dielën për ta…

Read More

Vendimi i gjykatës ndryshon procedurat e deportimit.Një vendim i fundit i drejtësisë britanike mund të pengojë deportimin drejt Shqipërisë të shumë të rinjve të identifikuar si viktima të trafikimit.Vendimi vjen pas çështjes së një 21-vjeçari shqiptar, i cili ishte trafikuar fillimisht nga një grup kriminal në Belgjikë dhe më pas ishte dërguar në Britani, ku ishte detyruar të punonte në kultivimin e kanabisit.Edhe pse u njoh si viktimë trafikimi, atij iu refuzua azili, me argumentin se mund të kthehej në mënyrë të sigurt në Shqipëri.Por tre gjyqtarë të lartë të gjykatës së emigracionit vendosën se i riu vijonte të përballej…

Read More

Një intervistë me Alexandros Kosenas, CEO i Neptun InternationalNeptun po hyn në një fazë të re zhvillimi me krijimin e Neptun International, duke sjellë operacionet e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje& Hercegovinë nën një strukturë rajonale më të integruar. Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në evolucionin e kompanisë, me synimin për të kombinuar ekspertizën e secilit treg lokal me një shkallë më të gjerë rajonale, kapacitete të përbashkëta, standarde më të forta operacionale dhe një drejtim strategjik të unifikuar.Në krye të këtij transformimi është Alexandros KOSENAS, CEO i Neptun International, i cili sjell mbi…

Read More

Një person i armatosur me shpatë sulmoi një shkollë të mesme në qytetin Fagersta të Suedisë, duke plagosur disa persona, njoftuan autoritetet lokale.Sulmuesi u ndalua nga policia.Sipas mediave suedeze, ai ishte i armatosur me një mjet prerës si shpatë e shkurtër dhe u qëllua në këmbë nga policia.Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende numrin e të plagosurve. Policia vijon kontrollet në shkollë, ndërsa disa institucione arsimore aty pranë u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.Në vendngjarje u mobilizuan ambulanca, automjete policie dhe një helikopter. Fagersta është një qytet me rreth 12 mijë banorë.Suedia është përballur edhe më parë me sulme…

Read More

Sezoni i kthimit në shkollë sjell edhe mundësi të shumta për shpërblime. Nga 21 gushti deri më 6 shtator, të gjithë vizitorët që bëjnë blerje në Prishtina Mall mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese “Blej dhe Fito”.Për çdo 25 euro të shpenzuara, klientët përfitojnë një kupon për pjesëmarrje në lojë. Pas plotësimit të kuponit dhe ruajtjes së faturës së vulosur, ata hyjnë në garë për të fituar një nga shpërblimet e shumta që janë përgatitur në kuadër të kësaj fushate.Shpërblimet përfshijnë: 5 MacBook Neo5 iPad10 AirPods5 voucherë nga 500 euro 10 voucherë nga 250 euro 15 voucherë nga 100…

Read More

Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.Sipas njoftimit, më shumë se 45 nga gjithsej 112 shtylla janë shkatërruar, dëmtuar ose larguar, ndërsa dëmi financiar vlerësohet në të paktën 8 mijë euro, apo rreth 500 mijë denarë.Shënjimi dimëror është realizuar në kuadër të projektit “Slavkov – Shënjimi i shtigjeve malore në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur financiarisht nga Ambasadat e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe nga Birraria e Shkupit.…

Read More

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.Pas publikimit të spotit,…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë së misionit në urën mbi lumin Ibër, është reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve vendore të sigurisë.Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se ky proces bazohet në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk nënkupton zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Kosovë.“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është para së gjithash reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në…

Read More

Futbolli shqiptar jashtë trojeve shqiptare nuk luhet vetëm në stadiumet e mëdha. Në Zvicër dhe Gjermani, qindra futbollistë shqiptarë e kosovarë vazhdojnë të mbajnë gjallë pasionin për futbollin përmes klubeve që janë krijuar nga komunitetet shqiptare dhe që, në shumë raste, tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e futbollit lokal.Nga nivelet e larta të futbollit amator zviceran, deri te ligat rajonale dhe Kreisliga në Gjermani, këto skuadra nuk janë thjesht vende ku luhet futboll. Për shumë prej tyre, klubi është edhe një pikë takimi për komunitetin, një mënyrë për të ruajtur identitetin dhe një mundësi për t’u dhënë të rinjve…

Read More

Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Masës 3.4, ka realizuar shpërndarjen e 1,400 pakove ushqimore për familjet në nevojë.Pakot janë shpërndarë në Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren dhe Mitrovicë.Sipas Islamic Relief Kosova, ndihmat u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë dhe familjeve që përballen me kushte të rënda ekonomike.Nga organizata është theksuar se kjo mbështetje synon t’u ofrojë ndihmë konkrete familjeve që kanë më së shumti nevojë. /Telegrafi/

Read More