- 66 ndeshje, shtatë gola dhe shtatë vjet kapiten: Historia e Amir Rrahmanit me Kosovën
- AI po bëhet gjithnjë e më e fuqishme – a do mund ta mbajnë njerëzit nën kontroll?
- Edhe baballarët duhet ta kufizojnë alkoolin: Pirja para ngjizjes mund të lidhet me rreziqe për foshnjën
- Sydney Sweeney zbulon arsyen pse zgjodhi të pozonte nudo për reklamën virale
- Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz kujtojnë finalen, shpjegojnë si e mposhtën Arsenalin
- Shihni shpesh shumëkëmbësha në banjë? Mos i injoroni – mund të zbulojnë një problem më të madh
- E rëndë në Patos, 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike
- Kërcënoi mësuesen e djalit se do t’i “priste kokën”, babai dënohet me burg
Author: korrektpress
Në fjalimin e tij të 1 gushtit – Ditës Kombëtare të Zvicrës – drejtuar zviceranëve jashtë vendit, presidenti i Zvicrës Guy Parmelin thekson se vlerat dhe besimi që na mbajnë në kohë krize na bashkojnë përtej kufijve.Fillimi i vitit u shënua nga tragjedia në Crans-Montana, por edhe nga shumë luftëra dhe kriza. “Në momente të tilla e ndjejmë aq më fort lidhjen që na bashkon”, shpjegon presidenti në video-mesazhin e tij, të drejtuar me rastin e festës kombëtare të 1 gushtit rreth 840’000 zviceranëve jashtë vendit.Në vijim fjala e plotë e presidentit të Zvicrës Guy Parmelin:Zviceranë dhe zvicerane të nderuar…
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 korrik, rreth orës 16:00.Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes. /Telegrafi/
Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Dardani të Ferizajt.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur më 29 korrik, rreth orës 19:30, kur një grua ka njoftuar policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të lirojë menjëherë 600 milionë dollarë të miratuar nga Kongresi për Gavi, aleancën globale që ndihmon shtetet me të ardhura të ulëta të sigurojnë vaksina.Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën, më 29 korrik, se fondet do të vihen sërish në dispozicion pasi Gavi u zotua të punojë për kalimin gradual nga vaksinat që përmbajnë ruajtës me bazë merkuri dhe për zgjerimin e alternativave më të reja pa këtë përbërës. Vendimi ndryshon kursin e mëparshëm të Uashingtonit, i cili kishte mbajtur fondet për shkak të shqetësimeve të pambështetura me prova të ngritura…
Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Barcelona nuk ka në plan të ndahet nga Ferran Torres, pavarësisht zërave të shumtë për një largim të mundshëm të sulmuesit spanjoll.Paris Saint-Germain thuhet se është e interesuar për transferimin e kampionit të botës me Spanjën, i cili gjithashtu shënoi golin e fitores në finalen ndaj Argjentinës, duke synuar një marrëveshje me kosto të ulët, pasi kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm.Megjithatë, Barcelona e konsideron 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të projektit të saj dhe është e vendosur të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë në klub.Jo vetëm paraqitjet…
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se, në kuadër të aktiviteteve të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës”, Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka hapur një ekspozitë fotografike kushtuar trashëgimisë kulturore dhe historisë së qytetit.Sipas njoftimit të komunës, ekspozita sjell për vizitorët një koleksion fotografish që pasqyrojnë monumentet, objektet me vlera historike e kulturore, si dhe momente të rëndësishme nga e kaluara e Ferizajt.Përmes kësaj ekspozite synohet promovimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja e kujtesës historike dhe afërsimi i brezave të rinj dhe mërgatës me identitetin, historinë dhe vlerat e qytetit. Finalizohen përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës 2026” në Ferizaj Komuna…
Dhimbja e barkut është një nga shqetësimet më të shpeshta për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore, por jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet se nga cili organ vjen ajo. Mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët, tëmthi apo veshkat mund të japin simptoma që shpesh përzihen me njëra-tjetrën.Për këtë temë ka folur kirurgu abdominal, Ymer Durmishi, në episodin e 82-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari se si mund të dallohet dhimbja e barkut nëse vjen nga mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët apo veshkat, Durmishi tha se kjo është…
Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varns.Fokusi kryesor i takimit ishte dinamika e realizimit të aktiviteteve aktuale të projekteve të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane, si dhe planet dhe projektet e ardhshme në sektorin e energjisë.Duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike në sektorin e energjisë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nicole Varns, vlerësoi përpjekjet e ministres Sanja Bozhinovska dhe të Ministrisë të orientuara drejt arritjes së…
Poezi nga: Amrita Pritam Përktheu: Anton PaplekaUnë do të vij prapë tek ti Ku? Si? Nuk e di fare Ndoshta si një vegim i imagjinatës sate Do të vendosem te tabloja jote Mbase si një vijë e mistershme në tablo E heshtur, unë do të të shoh.Ndoshta si një rreze dielli Do të shkrihem te ngjyrat e tua Dhe e bashkuar me ato ngjyra Do ta pikturoj tablonë tënde. Si? Ku? Nuk e di fare. Por unë do të vij tek ti.Në mos po, unë do të bëhem një gurrë Dhe si një ujëvarë Do ta përkëdhel trupin tënd me…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.51 euro për litër.Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari