- Bllokada amerikane po përpiqet ta bëjë Iranin “të shembet nga brenda”, thotë një zyrtar i lartë
- Pozat e Bleona Qeretit në “Zyrën Ovale” bëhen virale: Energji prej komandateje, para se të shqetësoheni…s’është Shtëpia e Bardhë
- Juventusi e do Greenwoodin, mendon ta përdorë Zhegrovën në shkëmbim
- Momentet kur nuk duhet ta qortoni kurrë fëmijën tuaj
- Çmimet e prodhimeve industriale vendore vazhdimisht në rritje
- KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Organizimi do të bëhet në afate të shkurtra
- Lorik Dobratiqi, sensacioni i Superligës që po kërkohet nga klube jashtë Kosovës
- Rritja e çmimeve po i detyron shumë njerëz në Gjermani të ulin shpenzimet
Author: korrektpress
Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan. Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje që ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Pas deklaratave të saj gjatë qëndrimit në Big Brother për dëshirën për t’u mbuluar, ajo ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, duke reflektuar mbi muajin e shenjtë dhe përfundimin e agjërimit.Në postimin e saj, Alba ka publikuar një kolazh fotografish ku shfaqet e mbuluar me një fustan elegant në ngjyrë kremi dhe me shami, brenda një ambienti që ngjan si xhami. Foto: InstagramMegjithatë, duket se këto fotografi janë të…
Barcelona po harton një plan për të ardhmen e repartit ofensiv këtë verë, ku pjesë e rëndësishme mbetet edhe Robert Lewandowski. Edhe pse pritej që sulmuesi polak të largohej në fund të kontratës, zhvillimet e fundit tregojnë se klubi mund t’i ofrojë një marrëveshje të re, vendimi final pritet të merret në muajt e fundit të sezonit.Lewandowski, i cili mbush 38 vjeç në gusht, po kalon një nga sezonet më pak bindëse me katalanasit. Para dopietës ndaj Newcastle United, ai kishte shënuar vetëm dy gola në 10 ndeshje. Interesi për të nuk mungon, me oferta nga MLS, Arabia Saudite dhe…
Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Lindja e Mesme ka ndryshuar “përtej çdo njohjeje”.Kryeministri izraelit tha se vendi i tij është “më i fortë se kurrë” përpara se ta përshkruajë Iranin si “më të dobët se kurrë”.”Ne e kemi sjellë mikun tonë, SHBA-në, në një bashkëpunim të paparë në histori”, deklaroi Netanyahu. Gazetari pyet Trumpin pse nuk paralajmëroi aleatët në Evropë dhe Azi para sulmit ndaj Iranit: Kush e di më mirë se Japonia për surprizën “Bashkëpunimi i shkëlqyer midis meje dhe mikut tim të mirë Trumpit është i pashembullt”, shtoi ai.Lidhur me afatin kohor të luftës, Netanyahu tha se “do…
Ushtria amerikane nuk po përgatitet për një pushtim të Kubës dhe as nuk po përgatitet në mënyrë aktive për të marrë ushtarakisht ishullin, u tha ligjvënësve të enjten gjenerali më i lartë që mbikëqyr forcat amerikane në Amerikën Latine.Por SHBA-të janë të gatshme të adresojnë çdo kërcënim ndaj ambasadës amerikane, të mbrojnë bazën e tyre në Gjirin e Guantanamos, Kubë, dhe të ndihmojnë përpjekjet e qeverisë amerikane për të adresuar çdo migrim masiv nga ishulli, nëse është e nevojshme, tha gjenerali Francis Donovan, kreu i Komandës Jugore të SHBA-së.Vërejtjet e Donovan erdhën gjatë një seance dëgjimore në Senat të përqendruar…
Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, me Real Madridin që ka shfaqur interes serioz për ta afruar në skuadër. Lojtari i Newcastle United ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe rolit udhëheqës në ekipin anglez. Në këtë kontekst, e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatin kalimtar të verës.Sipas raportimeve, Real Madrid e sheh Guimaraes si një profil ideal për të përforcuar mesfushën, veçanërisht në rast të largimeve të mundshme të disa lojtarëve kyç. Mesfushori…
ERCP përfaqëson një nga ndërhyrjet më të rëndësishme minimalisht invazive në kirurgjinë abdominale moderne. Ajo përdoret për trajtimin e gurëve në kanalet biliare, stenozave dhe tumoreve të sistemit hepatobiliar dhe pankreatik, duke rikthyer rrjedhjen normale të tëmthit dhe duke parandaluar komplikime seriozeDr. Arbër I. Morina,Kirurg metabolik,Kirurg i Përgjithshëm – Endoskopist+383 49 600 022Në dekadat e fundit kirurgjia abdominale ka përjetuar një transformim të madh falë zhvillimit të teknikave minimalisht invazive. Një nga procedurat që ka ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj shumë sëmundjeve hepatobiliare dhe pankreatike është ERCP (kolangiopankreatografia retrograde endoskopike). Kjo metodë bashkon endoskopinë dhe radiologjinë ndërhyrëse në një procedurë të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ku është rikonfirmuar mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Kosovën.Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore, ndërsa theksoi marrëdhënien vëllazërore dhe lidhjen e veçantë mes dy vendeve.Ai nënvizoi se Kosova mbetet një prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Shqipërisë, duke shtuar angazhimin për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në…
Gjesti ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi me një sqarim në rrjete sociale.Fillimisht, ka treguar se është shëndoshë e mirë, e pastaj ka shtjelluar rastin.”Shëndoshë e mirë, afër familjes time. Ju dua e faleminderit 100 herë për përkrahjen e mesazhet e mira”, u shpreh ai në InstaStory. Artisti pejan thotë se nuk ka kaluar një periudhë të mirë dhe se kërkon falje për shqetësimin që ka shkaktuar, por që po vazhdon me procedurat ndaj kompanisë “Onima”, për keqtrajtimet që siç thotë i ka shkaktuar ndër vitesh.Më poshtë postimi i plotë (pa ndërhyrje):”SqarimPeriudha e fundit nuk ka…
Në javën e 27-të të Superligës turke, Konyaspor regjistroi fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Gençlerbirligi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në një përballje direkte mes skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, njofton Telegrafi.Ndeshja për një kohë të gjatë u luajt pa u shënuar gola, kur në minutën e 86-të Jackson Muleka shfrytëzoi asistimin perfekt të Enis Bardhit dhe realizoi golin vendimtar që i dhuroi tri pikë me shumë peshë ekipit vendas.Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bardhi, zhvilloi një paraqitje të mirë, duke qenë vendimtar në momentin kyç të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua vetëm në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari