KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Filmi “DUA” ‘pushton’ Nju-Jorkun, filmi shqiptar nis rrugëtimin drejt çmimeve Oscar

Filmi “DUA” ‘pushton’ Nju-Jorkun, filmi shqiptar nis rrugëtimin drejt çmimeve Oscar

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar shfaqjen e filmit “DUA”, propozimit zyrtar të Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarë amerikanë, filmdashës dhe bashkatdhetarë shqiptarë.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Blerim Reka, ndërsa pas shfaqjes u zhvillua një diskutim për filmin, ku folën regjisorja Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi e Kushtrim Hoxha.

Filmi “DUA”, përmes këndvështrimit të një vajze të re, sjell një histori të vërtetë të fëmijërisë në Kosovë, në prag të luftës çlirimtare kundër pushtimit serb.

Përmes kësaj historie, filmi trajton kujtesën kolektive dhe përvojat e një periudhe të vështirë të Kosovës, duke i përcjellë ato edhe te publiku ndërkombëtar.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar sukses filmit në rrugëtimin drejt Oscar-it./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.