FC Barcelona ka përfunduar sigurimin e fondeve të nevojshme për të finalizuar “Spotify Camp Nou” të premten, më 13 nëntor në një postim në X.
Ky hap erdhi pasi autoriteti rregullator i letrave me vlerë në Spanjë, CNMV, miratoi marrëveshjen.
Kjo çështje konfirmon gjithashtu përmasat e rindërtimit. Renovimi i plotë tashmë ka një kosto prej 1,8 miliardë eurosh. Kjo shifër totale nuk përfshin arenën e re “Palau Blaugrana” me kapacitet prej 15.000 vendesh, e cila është një projekt më vete.
Klubi deklaroi se këto fonde do të mundësojnë transformimin e stadiumit në impiantin e futbollit me kapacitetin më të madh në Evropë. Planet përfshijnë një gamë të gjerë hapësirash të nivelit të lartë dhe zonash pritëse (hospitality). Këto obligacione synojnë të mbulojnë punimet e mbetura, pa rënduar likuiditetin e përditshëm apo buxhetin e destinuar për transferimet e lojtarëve dhe pagat.
Finalja e Kupës së Botës 2030 në “Camp Nou” mund t’i sjellë FIFA-s 100 milionë euro më shumë nga shitja e biletave, krahasuar me “Santiago Bernabéu”-n.
Në Barcelonë ka 21 000 vende më shumë. Ndërkohë, Maroku po ndërton një stadium me kapacitet prej 115 000 vendesh pranë Kazablankës.
Stadiumi pritet të përfundojë plotësisht në gjysmën e parë të vitit 2028, me një kapacitet prej 104.600 ulëse./IndeksOnline/
ℹ️ FC Barcelona finalises 300 million euro issue for completing Spotify Camp Nou works
https://t.co/sFRe2ZYByw— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 13, 2026

