Author: korrektpress

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përmendur mundësinë e ekzistencës së varrit masiv në Pasuljanske Livade në Serbi.Përmes një postimi në “X”, Kandiq ka thënë se kjo çështje ka qenë temë e takimit që ajo pati zhvilluar në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq, të cilin thotë se e ka informuar për bisedën që e ka zhvilluar me një person që pretendonte se ishte shofer i kamionit me të cilin janë transportuar trupat e viktimave nga Kosova në bazën ushtarake “Pasuljanske Livade”.“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë…

Read More

Peripecitë e një turisteje të huaj në Alpet Shqiptare janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për mbijetesë, pasi u kafshua nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.Amy, e cila prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19, teksa po vraponte në një shteg malor pranë Valbonës.Menjëherë pasi u kafshua, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112. Për shkak të terrenit të vështirë dhe vështirësive…

Read More

Rekordi i temperaturës në Gjermani është thyer përsëri. Siç është konfirmuar nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD), 41.7 gradë Celsius u regjistruan në Brandenburg.Meteorologët thonë se kjo shifër mund të tejkalohet.Në ditët e fundit, Gjermania ka vendosur vazhdimisht rekorde të reja të temperaturës që nga fillimi i matjeve. Temperatura e mëparshme maksimale u regjistrua të shtunën në Möckern-Drewitz.Nxehtësia nuk është vetëm rrezik për shëndetin, por po shkakton edhe dëme. Në disa autostrada, duke përfshirë pjesë të autostradës A2, asfalti është çarë. Shërbimi meteorologjik pret që fundjava e nxehtë të marrë fund nga stuhitë, me temperatura dukshëm më të ulëta të parashikuara…

Read More

Veronica Soto është shndërruar në një nga emrat më të komentuar gjatë Kupës së Botës 2026, pasi fotografitë e saj nga tribunat janë bërë virale në rrjetet sociale. Bukuroshja kolumbiane tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave me paraqitjen plot stil gjatë ndeshjeve të kombëtares së Kolumbisë.Udhëtimi i saj drejt Botërorit erdhi krejt papritur. View this post on Instagram A post shared by Veronica Esther Soto Roman (@veronicasoto23)Pasi anuloi një pushim të planifikuar në Los Cabos dhe kaloi disa javë duke u rikuperuar në shtëpinë e saj në Medellin, ajo vendosi vetëm pak ditë para ndeshjes së Kolumbisë me Uzbekistanin…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e qershorit dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kushte të ndryshueshme atmosferike, duke nisur me mot shumë të nxehtë dhe duke përfunduar me freskim të ndjeshëm dhe paqëndrueshmëri.Sipas njoftimit zyrtar, në ditët e para të javës vendi do të ndikohet nga masa të ajrit të nxehtë, të cilat do të sjellin temperatura të larta dhe kushte tipike vere me vapë intensive.Megjithatë, nga mesi i javës parashikohet një ndryshim i dukshëm i situatës meteorologjike, si pasojë e depërtimit të një mase më të freskët ajrore nga…

Read More

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij është kënaqur me një barazim, pas një ndeshjeje spektakolare 3-3 ndaj Algjerisë, rezultat që siguroi kualifikimin e të dyja ekipeve në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.Ky rezultat ishte i mjaftueshëm që Austria të kalojë si e dyta në grup, ndërsa Algjeria u kualifikua si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, por gjithçka u vendos vetëm në një fund dramatik, ku të dy ekipet vazhduan të kërkonin golin e fitores deri në vërshëllimën përfundimtare.Pavarësisht se barazimi ishte rezultat i mjaftueshëm për…

Read More

Zv/kryeministri Bekim Sali në dy vjetorin e qeverisjes së koalicionit VLEN, tha se ata kanë dëshmuar se ata kanë qenë transparent me opinion për të gjitha veprimet dhe masat të cilat i kanë ndërmarr dhe politikat që i zhvilluar.Sipas tij ata kanë realizuar shumë premtime duke shtuar se kanë arritur të bëjnë për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite.“Në këtë pako të arritjeve të VLEN-it është ligji për jurisprudencën, ligji për medresenë, janë hapja e mbi 2500 kompanive të reja, të nxitura nga rinia, avancime dhe punësime të shqiptarëve mbi 2500 të punësuarve në administratën publike,…

Read More

Beteja e gjatë ligjore mes Manchester Cityt dhe Ligës Premier po i afrohet një momenti vendimtar, ndërsa bota e futbollit pret vendimin për 115 shkeljet e dyshuara financiare që rëndojnë mbi kampionët anglezë.Ndërsa rivalët dhe kritikët kërkojnë dënimin maksimal, duke përfshirë edhe rënien nga liga, po shtohen dyshimet se Liga Premier mund të mos ketë guximin të ndëshkojë një nga klubet më të fuqishme në botë.Sipas ish-skautit Bryan King, nëse një komision i pavarur e shpall Manchester Cityn fajtor për 115 akuzat, klubi duhet të zbresë automatikisht në Championship.Manchester City është nën hetim që nga shkurti i vitit 2023, kur…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me ikonën e muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza.Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Mozzik shfaqet krah artistes së mirënjohur, ndërsa e ka shoqëruar postimin me një mesazh plot vlerësim dhe respekt për kontributin e saj në muzikën shqiptare.”Nder dhe kënaqësi ta ndaj këtë moment me ikonën e muzikës shqiptare, Shkurte Fejzën”. Foto: Instagram”Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë”, ka shkruar reperi ndër tjerash.Fejza prej dekadash është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, me një karrierë të pasur dhe…

Read More

Gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.Pas një operacioni shpëtimi, është bërë e ditur se i lënduari u nxor nga kanioni dhe u dërgua drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut, si dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses…

Read More