Sipas të dhënave të publikuara Regional Cooperation Council (RCC), Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.
Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të larta të të rriturve që mendojnë të largohen.
Pas Kosovës, shifra më e ulët regjistrohet në Serbi me 22.4%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 26.1% dhe Shqipëria me 27.6%.
Nga ana tjetër, përqindjet më të larta të qytetarëve të rritur që konsiderojnë largimin nga vendi paraqiten në Malin e Zi me 38.4% dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila kryeson me 41.6%.

Burimi: gazetablic.com ↗

