Author: korrektpress

Një ngjarje tronditëse në SHBA përfundoi në gjykatë, ku një grua 57-vjeçare akuzohet se mbajti të izoluar djalin e bashkëshortit të saj për më shumë se 20 vjet, duke e privuar nga ushqimi, kujdesi mjekësor dhe kushtet bazë të jetesës.34-vjeçari u shpëtua më 17 shkurt 2025, pasi i vuri zjarrin shtëpisë ku jetonte. Ai u tha autoriteteve se zjarri ishte e vetmja mënyrë për të fituar lirinë.“Doja lirinë time”, deklaroi ai para policisë, duke shpjeguar se përdori letër printeri, dezinfektues duarsh dhe një çakmak për të ndezur flakët.Sipas dëshmisë së tij, ai mbahej i mbyllur në një dhomë prej vetëm…

Read More

Dennis Buzukja ka reaguar pas humbjes së diskutueshme ndaj Bogdan Gradit në UFC Beograd, duke shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si përfundoi përballja.Luftëtari shqiptar me nënshtetësi amerikane pretendoi se nuk kishte dhënë shenjë dorëzimi gjatë aksionit vendimtar në raundin e dytë, por gjyqtari ndërpreu duelin duke i dhënë fitoren Gradit me dorëzim.Buzukja, përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderoi mbështetësit dhe theksoi se edhe pse ishte i dëshpëruar, e pranon rezultatin si pjesë të sportit.“Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë e vërtetë dhe hyra në ring për të fituar ose për të vdekur. Nuk e kuptoj…

Read More

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave janë evidentuar 2 mijë e 148 kontrata qiraje, që paraqet rënie prej 17 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, njofton agjencia e lajmeve MIA. Sipas të dhënave të regjistrit, vlera totale e qirave mujore ka arritur në 1.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind në raport me tremujorin e parë. Numri më i madh i qirave i përket hapësirave afariste me 935 kontrata, pasuar nga banesat me 630 dhe shtëpitë me 235 qira.Krahasuar me tremujorin e parë, qiratë e banesave kanë shënuar rënie prej…

Read More

Ndërsa rreth 60,000 emigrantë hynë në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutës, disa vende të BE-së po kërkojnë që Spanja të përjashtohet përkohësisht nga zona e lëvizjes së lirë Shengen, një masë e fundit që mund të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.Rritja më e madhe e mbërritjeve të parregullta të regjistruara ndonjëherë në territorin e BE-së brenda një dite të vetme shkaktoi shqetësime midis qeverive evropiane, pavarësisht faktit se Ceuta ndodhet në kontinentin afrikan, duke u ofruar emigrantëve një rrugë të lehtë për në Evropën kontinentale.Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte e para që e ngriti mundësinë të…

Read More

Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha… dhe pastaj, një ditë, gjithçka ndaletShumë njerëz presin që, sapo të dalin në pension, të ndiejnë menjëherë lirinë. Megjithatë, ajo që përjetojnë fillimisht është shpesh një ndjenjë e çuditshme, pasi kuptojnë se identiteti i tyre ka qenë i lidhur ngushtë me atë që bënin çdo ditë.Për ata që janë mësuar me një ritëm të vrullshëm pune, kalimi në jetën pas pensionimit është shumë më tepër sesa çështje pensioni apo procedurash tatimore.Është një përvojë emocionale.Realiteti i pensionimit…

Read More

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se situata me zjarret po mbetet stabile. Ai tha se disa zjarre janë shuar e ndërsa disa janë nën kontroll. “Në mëngjes situata me zjarret ishte stabile, ka disa zjarre aktive në ambient të hapur, por më duhet të them se gjendja me zjarret ndryshon nga momenti në moment. Deri sa e jap këtë deklaratë, mund të shpërthejnë zjarre të reja në vende të ndryshme nëpër shtet. Në këtë moment kemi një zjarr serioz dhe të vështirë për t’u fikur, e ai është zjarri që nga deponia e Strugës, doli…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar vendimin për ngushtimin e rrugës “Ilir Konushevci”, pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Mustafa e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një “eksperiment” që, sipas tij, po bëhet në dëm të banorëve, bizneseve dhe qytetarëve.Mustafa ka thënë se kjo rrugë është një prej arterieve kryesore që lidh Prishtinën me Llapin dhe Gollakun, duke kujtuar se gjatë kohës kur Nazmi Mustafa ishte kryetar i Prishtinës, rruga ishte zgjeruar në 12 metra.Sipas tij, banorët kanë të drejtë ta kundërshtojnë projektin, pasi konsideron se ai nuk…

Read More

Sulmuesi i ri egjiptian Hamza Abdelkarim ka pushtuar titujt e mediave spanjolle pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në miqësoren ndaj Birmingham Cityt, ku shënoi dy gola dhe u bë një nga surprizat më të mëdha të fazës përgatitore të Barcelonës.Gazeta prestigjioze Marca publikoi një artikull me titullin “Plani i Hamzas funksionon”, duke vlerësuar vendimin e 18-vjeçarit për të ndërprerë pushimet pas pjesëmarrjes me Egjiptin në Kupën e Botës dhe për t’iu bashkuar menjëherë stërvitjeve të Barcelonës.Sipas Marca, lëvizjet e tij të shkëlqyera, pozicionimi perfekt brenda zonës së rreptësisë dhe guximi pavarësisht moshës së re kanë bërë që ai të…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Jordani u bëri thirrje amerikanëve që të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Lindja e Mesme nëse tensionet rajonale përshkallëzohen.“Amerikanët që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme duhet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar dhe duhet të jenë të përgatitur për anulime fluturimesh, mbyllje periodike të hapësirës ajrore dhe ndërprerje të mundshme të udhëtimeve”, tha ambasada në një njoftim sigurie.Ajo gjithashtu këshilloi amerikanët që ndodhen jashtë Lindjes së Mesme që “ta rishqyrtojnë seriozisht udhëtimin në dhe përmes rajonit”.Ambasada paralajmëroi se “Irani dhe grupet që mbështesin Iranin mund të vënë në shënjestër interesa të tjera amerikane jashtë…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme.Ministria ka bërë të ditur se kufizimi aplikohet pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32 gradë Celsius ose më shumë.Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të tilla në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të lejohet pa kufizime.Nga kjo masë do të përjashtohen automjetet e…

Read More