KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm në Inter, edhe Akanji lë grumbullimin e Zvicrës – Chivu përballet me një tjetër shqetësim

Alarm në Inter, edhe Akanji lë grumbullimin e Zvicrës – Chivu përballet me një tjetër shqetësim

Problemet fizike vazhdojnë të shqetësojnë Interin e Cristian Chivut. Manuel Akanji është futbollisti i radhës zikaltër që detyrohet të ndërpresë grumbullimin me përfaqësuesen e tij, pasi ka ndier lodhje muskulore.

Mbrojtësi zviceran ka lënë grumbullimin e kombëtares dhe do të rikthehet në Milano, duke mos qenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës kundër Skocisë në Nations League. Vendimi është marrë si masë parandaluese, ndërsa gjendja e tij nuk duket të jetë shqetësuese. Akanji do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Interit pas kthimit në Itali.

Kështu, Chivu po përballet me një situatë jo të favorshme sa u përket lëndimeve. Fillimisht ishte Ange-Yoan Bonny, më pas Marcus Thuram, Aleksandar Stankovic dhe tani Manuel Akanji.

Për trajnerin rumun, kjo është një tjetër arsye për shqetësim në prag të vazhdimit të kampionatit, edhe pse për momentin në rastin e Akanjit nuk ka sinjale për një lëndim serioz.

Interi shpreson që mbrojtësi zviceran të jetë në gjendje të rikthehet në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj Atalantës, më 22 nëntor./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.