KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel (VIDEO)

Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel (VIDEO)

Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke shprehur pritje të ulëta sa i përket zhvillimeve në aspektin ligjor dhe diplomatik.

“Pritjet e mia në aspektin ligjor dhe diplomatik janë shumë të ulëta. Çka do të prisja prej këtij komisioni është një mobilizim i skajshëm i shoqërisë kosovare, së pari në mënyrë financiare, së dyti në mënyrë intelektuale, që t'i jepet mundësia mbrojtjes ta performojë punën e saj më të mirë”, ka deklaruar Hoxha në emisionin "Info Magazine" në Klan Kosova.

Ai ka përmendur edhe vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për kufizimin e fondeve për mbrojtjen, duke iu referuar rastit të Haxhi Shalës.

“Rasti i Haxhi Shalës nuk lidhet drejt me ish-krerët e UÇK-së, por kemi njëfarë ngecje, një problem në Kosovë, i cili shihet që nuk po gjykohet UÇK-ja, nuk po gjykohet lufta, por po gjykohen katër individë”, është shprehur ai.

Hoxha ka theksuar se komisioni duhet ta ndryshojë këtë qasje, duke mundësuar fondet e nevojshme për mbrojtjen dhe më pas të nisë beteja diplomatike.

“Komisioni e ka për detyrë ta ndryshojë këtë qasje, t'i japë qasje në fonde aq sa duhet dhe pastaj të fillojë beteja diplomatike dhe të tjera. Terreni kryesor i kësaj beteje është në Bruksel për momentin. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Brukselin”, ka deklaruar Hoxha.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.