Author: korrektpress

Një burrë në Rusi pati një surprizë të pakëndshme pasi porositi online një kartë grafike të shtrenjtë RTX 5070 Ti, por paketa që i mbërriti nuk përmbante atë që kishte blerë.Në vend të pajisjes së avancuar për kompjuter, brenda kutisë ai gjeti vetëm një shishe ujë.Blerësi kishte porositur kartën grafike në platformën Wildberries, duke pritur të merrte një nga komponentët më të kërkuar për kompjuterë të fuqishëm dhe lojëra elektronike. Megjithatë, kur hapi paketën, zbuloi se përmbajtja nuk kishte asnjë lidhje me porosinë e tij.Rasti është bërë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë komentuar me humor si një…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.78 euro për litër, që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën paraprake.Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është ulur për 1 cent, duke u përcaktuar në 1.50 euro për litër.Sa i përket gazit, çmimi maksimal do të jetë 0.60 euro për litër.Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë…

Read More

Më shumë se një duzinë zjarresh pyjore janë duke u përhapur në shtetin amerikan të Uashingtonit, ndërsa autoritetet po përballen me një nga sezonet më të vështira të zjarreve në vitet e fundit.Zjarri më i madh, i njohur si Old Trails Fire, pranë qytetit Spokane, është zgjeruar me shpejtësi dhe ka përfshirë rreth 2.500 hektarë tokë, i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat ekstreme.Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme në disa zona të qarkut Spokane, përfshirë edhe një spital. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 4.000 zjarrfikës, si…

Read More

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se klubi do të vazhdojë të jetë aktiv në afatin kalimtar të verës, duke theksuar se kampionët e Ligës Premier nuk do të ndalen në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.Pas fitores bindëse 4-1 ndaj Gironas në një ndeshje miqësore, tekniku spanjoll u pyet për planet e klubit në merkato, në një kohë kur Arsenali vazhdon të lidhet me emra të mëdhenj si Bruno Guimaraes i Newcastle United dhe Vinicius Jr i Real Madridit. Megjithatë, Arteta refuzoi të komentojë mbi interesimin për lojtarë të veçantë, duke bërë të qartë se objektivi i…

Read More

LAMM nformon se këtë mëngjes intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikat kufitare është si më poshtë:Në Tabanocë për hyrje në vend, më shumë se një orë, Bogorodicë për dalje nga vendi, rreth 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston…

Read More

Edward Furlong, i cili u bë i famshëm në moshën 13-vjeçare me rolin e John Connor në filmin “Terminator 2: Judgment Day”, është rikthyer në vëmendje teksa i afrohet ditëlindjes së tij të 49-të.Aktori amerikan u fotografua së fundmi në Los Angeles, ku u pa në shoqërinë e një miku duke ndaluar fillimisht në një dyqan ushqimor dhe më pas duke ngrënë në një pikë ambulante. Ai kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona kafe dhe syze dielli.Furlong u zbulua nga regjisori James Cameron pa pasur asnjë përvojë të mëparshme në aktrim dhe suksesi i “Terminator 2” e shndërroi menjëherë…

Read More

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person tjetër të dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin Potokut.Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer më 2 gusht 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.I arrestuari, i identifikuar me inicialet J.R., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.Autoritetet kanë bërë të ditur se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe prokurorët, në kuadër të përpjekjeve institucionale për…

Read More

Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, këtë herë në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.Avokati Arianit Koci ka njoftuar se bëhet fjalë për Mentor Mustafën, 44-vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës, i cili është ndaluar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30.Sipas njoftimit të Kocit, Mustafa në momentin e ndalimit ishte duke udhëtuar me autobus nga Shtutgarti i Gjermanisë drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet kufitare serbe kanë bërë të…

Read More

Dy të rinj rreth moshës 20-vjeçare janë gjetur shëndoshë e mirë pasi kishin humbur orientimin dhe kishin mbetur të bllokuar në një zonë malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 1 gusht 2026, rreth orës 20:40, kur është pranuar informata se dy persona kishin humbur rrugën në terren malor dhe nuk po mund të largoheshin nga zona.Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore nga stacionet e Ferizajt, Shtërpcës dhe Suharekës kanë nisur veprimet për lokalizimin e tyre. Në operacion është përfshirë edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila…

Read More

Një grua shtetase e Gjermanisë është raportuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjeton në Gjakovë.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00. Viktima, shtetase e Gjermanisë, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull kosovar, me të cilin është në marrëdhënie bashkëjetese.Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Read More