KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rodri mund të rikthehet ndaj Atlético Madridit

Rodri mund të rikthehet ndaj Atlético Madridit

Barcelona mund të marrë një përforcim të rëndësishëm për përballjen ndaj Atlético Madridit. Mesfushori Rodri Hernández po avancon në procesin e rikuperimit dhe ekziston mundësia që ai të jetë sërish në dispozicion të Hansi Flick për këtë sfidë.

Sipas gazetarit Javi Miguel, rikthimi i mesfushorit spanjoll mund të ndodhë pikërisht në ndeshjen ndaj Atlético Madridit, një lajm që do të ishte mjaft pozitiv për stafin teknik katalanas.

Rodri pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë gjatë përballjes me Aston Villan në Champions League, duke u detyruar të largohej nga loja në pushimin e pjesëve shkruan Indeks Online.

Që prej atij momenti, futbollisti ka qenë në proces rikuperimi, ndërsa Barcelona po tregohet e kujdesshme për të mos rrezikuar një rikthim të parakohshëm.

Prania e tij do të ishte një ndihmë e madhe për Flick, pasi Rodri konsiderohet një element i rëndësishëm në organizimin e lojës dhe ekuilibrin e mesfushës.

Megjithatë, rikthimi i tij ndaj Atlético Madridit mbetet një mundësi dhe jo një konfirmim zyrtar. Vendimi përfundimtar do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe gjendja fizike e lojtarit në ditët në vijim.

Përballja do të luhet me 2 dhjetor në “Spotify Camp Nou” në kuadër të La Ligas./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.