KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë

Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga bashkëkryetarët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP), Cedric Wermuth dhe Mattea Meyer, në përgjigje të urimit që u kishte dërguar me rastin e rizgjedhjes së tyre në krye të partisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet saj dhe socialdemokratëve zviceranë mbështeten në vlera të përbashkëta, si drejtësia sociale, solidariteti dhe demokracia.

Bashkëpunimi ndërmjet dy subjekteve politike është ndërtuar ndër vite dhe është formalizuar edhe përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit (MoU), i cili shërben si bazë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, shkruan Telegrafi.

Sipas Vetëvendosjes, lidhjet politike dhe miqësore me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës kontribuojnë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke krijuar mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm.

Letra e Wermuthit dhe Meyerit vjen pas urimit të Kurtit për vazhdimin e udhëheqjes së tyre në krye të SP-së, ndërsa ky shkëmbim shihet si shprehje e partneritetit politik dhe solidaritetit ndërmjet dy partive./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.