Në një pyetësor të hapur në Instastory, Loredana ka folur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë për herë të dytë.
E pyetur nëse ka dëshirë për një fëmijë tjetër, ajo u përgjigj se po, por theksoi se këtë herë dëshiron që gjithçka të jetë ndryshe, shkruan Indeksonline.
Loredana u shpreh se dëshiron që fëmija i saj i dytë të rritet në një ambient me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe, mes dy prindërve që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.
Ajo gjithashtu kujtoi vështirësitë që ka kaluar në marrëdhënien e mëparshme, duke theksuar se nuk dëshiron që fëmija i saj t’i përjetojë të njëjtat gjëra.
“Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin ajo përmbylli përgjigjen e saj./Indeksonline/

