- Fitorja e AfD-së trondit Gjermaninë, çfarë sinjali është për pjesën tjetër të Evropës?
- Susan Sarandon, 79 vjeçe mahnit me pamjen rinore në një fustan elegant të zi në Festivalin e Filmit në Venecia
- Rrëfimi i nënës së dy djemve të përfshirë në incidentin me kapitenin e Njësive Speciale, Besart Ahmetin
- E ardhmja e Olises te Bayern Munich një mister
- Përplasen skenarët për LDK-në: Hoti propozon Shalën kryetar, Bajrami paralajmëron kandidaturën e saj po ashtu
- IAEA alarmon për Iranin: Inspektorët pa qasje në objektet bërthamore, tensionet në Hormuz përshkallëzohen
- Gattuso perfekt te Lazio, tri fitore në tri ndeshje dhe një rekord pas 14 vitesh
- Mësimi tërëditor në Prishtinë nis me dilema e diskutime
Author: korrektpress
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij.“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer…
Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, është rritur edhe numri i zjarreve në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13:00 të kësaj të diele janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në mbarë vendin. Pesë prej tyre mbeten aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar plotësishtë.“Zjarre aktive janë në Komunën e Gazi Babës- Tregu i Kvanit, ku një deponi është përfshirë nga flakët dhe po në të njejtën komunë, më sakëtishtë në fshatin Straçincë po digjen bimë të ulëta.Aktivë janë edhe zjarret në Komunën e Studeniçanit, gjejgësishtë në…
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhuruar një performancë të veçantë mbrëmë (e shtunë) në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha verore të zhvilluara atje.Këngëtarja interpretoi disa prej hiteve të saj më të njohura, të cilat kanë arritur miliona dëgjime në mbarë botën, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme me publikun.Gjatë koncertit, artistja iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe tregoi lidhjen e veçantë që ka me Ohrin, duke kujtuar se e ka vizituar që në fëmijëri me familjen. @portalb.mk Rita Ora e falënderoi publikun në shqip sonte gjatë koncertit në…
Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka rënë dakord për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se nuk do të lejojë rifillimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”.Agjencitë iraniane raportuan se pretendimet për një marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin e Katarit janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin.Sipas burimeve nuk ekziston asnjë marrëveshje për rifillimin e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa raportimet e publikuara mbi këtë çështje janë cilësuar si të rreme.Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte pranuar të anulonte një sulm të planifikuar…
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Özkan Ulutaş, ka identifikuar retorikën nxitëse dhe përhapjen e vazhdueshme të dezinformatave si dy prej zhvillimeve që paraqesin shqetësim për mjedisin e sigurisë në Kosovë.Për KP, Ulutaş tha se këto dukuri mund të ndikojnë në stabilitetin e situatës dhe për këtë arsye, sipas tij, KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe i pozicionuar në të gjithë territorin e Kosovës.“Retorika nxitëse dhe përdorimi i vazhdueshëm i dezinformatave janë ndër shqetësimet tona, duke pasur parasysh ndikimin që ato mund të kenë në mjedisin e sigurisë. Për këtë arsye, KFOR-i mbetet vigjilent dhe i pozicionuar mirë në të…
Këto janë boronicat, një frut pyjor që gjatë kësaj periudhe është në sezon dhe ka kërkesë të madhe si në tregun vendor, ashtu edhe në atë të huaj. Për banorët e Malësisë së Tetovës, mbledhja dhe shitja e boronicave është një burim i rëndësishëm të ardhurash çdo verë.Megjithatë, ata ankohen se përballen me konkurrencë të padrejtë, pasi në Malin Sharr vijnë për të mbledhur boronica edhe qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe qytete të tjera të vendit. Sipas tyre, kufizimet që vlejnë për banorët vendas pas shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar nuk zbatohen njësoj për të gjithë. Banori i Shipkovicës,…
Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls, në shtetin Idaho të Shteteve të Bashkuara.Ngjarja e rëndë ndodhi në një qendër tregtare të frekuentuar, ku në momentin e të shtënave ndodheshin qindra persona.Sipas autoriteteve lokale, policia që mbërriti në vendngjarje gjeti trupin e personit të dyshuar si autor i sulmit në një zonë pranë restorantit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai është pjesë e bilancit të viktimave.Disa prej të plagosurve mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën,…
Fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit veror po shoqërohet me rritje të ndjeshme të çmimeve në qytetet bregdetare të Shqipërisë, ndërsa banorët e Vlorës thonë se këtë verë po përballen me një kosto shumë më të lartë të jetesës.Sipas qytetarëve, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, në disa raste pothuajse janë dyfishuar, ndërsa më të shtrenjta janë bërë edhe shërbimet e ndryshme.Banorët shprehen se me pagat dhe pensionet aktuale e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet e përditshme, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të monitoruar dhe kontrolluar rritjen e çmimeve.Ata theksojnë se shtrenjtimi…
Pep Chavarria është pranë hapit më të madh të karrierës së tij. Mbrojtësi i majtë spanjoll ka vendosur të largohet nga Rayo Vallecano për t’iu bashkuar Chelseat në një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro, plus bonuse, e cila pritet të bëhet shitja më e madhe në historinë e klubit madrilen.Sipas gazetës Sport, zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në orët në vijim, pasi të dy klubet të finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes.Rayo Vallecano fillimisht shpresonte të përfitonte një shumë më pranë klauzolës së lirimit prej 50 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e lojtarit, por në fund palët…
Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë të Bulqizës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri, i cili mbeti i bllokuar pas një aksidenti në vendin e punës.Pas kërkimeve intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të minatorit nga galeria.Sipas autoriteteve, 40-vjeçari kishte rënë në një furnelë gjatë procesit të punës në minierë dhe ishte mbuluar nga materiali i kromit pas një shembjeje brenda galerisë.Trupi i pajetë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjekoligjore…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari