KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga vështirësitë te suksesi, Mjellma Luma rrëfen rrugëtimet e fëmijëve në SOS Fshat

Nga vështirësitë te suksesi, Mjellma Luma rrëfen rrugëtimet e fëmijëve në SOS Fshat

Drejtoresha për Zhvillim të Programeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve, Mjellma Luma, në një intervistë për “Expose”, ka folur për ngarkesën emocionale të punës me fëmijët, historitë e tyre të jetës dhe rrugëtimet që ata kalojnë deri në arritjen e suksesit.

Luma ka theksuar se puna në SOS Fshat përfshin përjetime të shumta emocionale dhe histori të ndryshme, duke e bërë të vështirë veçimin e vetëm një momenti të veçantë nga përvoja e saj ndër vite.

“Secili prej fëmijëve që rriten në SOS Fshat e kanë një histori dhe një rrugëtim që në fund përfundon gjithmonë me shumë sukses”, është shprehur Luma.

Ajo ka treguar se fëmijët vijnë nga situata të ndryshme jetësore, por përmes punës së vazhdueshme, përkrahjes dhe mbështetjes që marrin, arrijnë gradualisht t’i tejkalojnë vështirësitë me të cilat janë përballur.

“Vijnë fëmijë prej situatave të ndryshme dhe gradualisht, me punë, me përkrahje, me mbështetjen që u ofrohet atyre, mbërrijnë me i tejkalu ato. Po flasim për jetë njerëzish, është një kohë e gjatë, janë vite dhe është e vështirë me e gjetë vetëm një moment, sepse janë vite momentesh të ndryshme”, ka thënë ajo.

Në fund, Luma ka nënvizuar se, pavarësisht sfidave dhe përjetimeve të shumta, ajo që i bën të gjitha këto momente të vlefshme është përfundimi i tyre i bukur dhe suksesi që arrin secili fëmijë.

“Kështu që ka shumë, por të gjitha janë shumë të bukura në fund”, ka përfunduar Luma.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.