Author: korrektpress

KRU “Gjakova” ka njoftuar se është sanuar me sukses defekti në gypin e ujësjellësit që kishte shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugët “Mazllom Mejzini” dhe “Martin Camaj”, si dhe në një pjesë të lagjes Çabrat.Sipas njoftimit, furnizimi me ujë është rikthyer dhe po stabilizohet gradualisht në të gjithë zonën.KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/

Read More

Lidhur me rastin që ditët e fundit është në qendër të interesimit publik dhe që ka të bëjë me trajtimin e një pacienteje, Ministria e Shëndetësisë informon se, me urdhër të ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në të tria institucionet shëndetësore ku është trajtuar pacientja: ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.”Gjatë ditëve në vijim pritet që ISHSSH-ja t’i përfundojë mbikëqyrjet dhe ta sigurojë dokumentacionin e plotë mjekësor nga të tria institucionet shëndetësore. Në bazë të gjendjes…

Read More

Nicole Kidman dhe Sandra Bullock kanë emocionuar fansat duke u ribashkuar për një shfaqje speciale të filmit kult “Practical Magic”, vetëm disa javë para publikimit të vazhdimit të shumëpritur.Dy aktoret surprizuan publikun gjatë eventit Cinespia në Hollywood Forever Cemetery në Los Angeles, ku u shfaq filmi origjinal i vitit 1998. Dalja e tyre në skenë u prit me brohoritje të mëdha nga fansat, të cilët kishin ardhur për të rikujtuar historinë magjike të motrave Owens, shkruan DailyMail. Sandra Bullock, e cila luan rolin e Sally Owens, u shpreh se filmi ishte zgjedhja perfekte për një shfaqje në një varrezë, ndërsa…

Read More

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren –…

Read More

Një ditë e qetë në plazhin e famshëm Mission Beach të San Diegos u shndërrua shpejt në kaos kur dy burra dhe qentë e tyre u përfshinë në një përleshje, duke i lënë kalimtarët të shokuar. I gjithë sherri u regjistrua nga një përdorues i Instagramit; klipi shpejt fitoi vëmendje në rrjete sociale.Sipas New York Post , sherri filloi pas një debati midis dy pronarëve të kafshëve shtëpiake. Ajo që filloi si një shkëmbim i nxehtë fjalësh u përshkallëzua shpejt në dhunë fizike.Ndërsa dy burrat shkëmbyen grushte dhe u përleshën, qentë e tyre, një Pit Bull dhe një Bari gjerman,…

Read More

Gjykata Speciale ka publikuar Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke anuluar seancat që ishin planifikuar të mbaheshin gjatë muajit gusht.Vendimi vjen pasi Mbrojtja e Smakajt, më 30 korrik 2026, dorëzoi një njoftim sipas Rregullës 131, me të cilin bëri të ditur se nuk do të paraqiste prova në këtë fazë të procedurës.Si rrjedhojë, gjykatësi i vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes anuloi seancat e planifikuara për datat 17, 18 dhe 19 gusht 2026, si dhe afatet e përcaktuara më herët në…

Read More

Juventusi ka publikuar listën e plotë të yjeve që do të udhëtojnë për në Hong Kong, aty ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore.Trajneri Luciano Spalletti ka ftuar kuptohet tërë ekipin e parë, megjithatë vëmendjen e ka marrë edhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi.Durmishi përfaqëson Shqipërinë U19, ndërsa fillimisht u ftua nga “Zonja e Vjetër” thjesht sa për të mbushur numrin, mirëpo pas paraqitjes së shkëlqyer në stërvitje, tekniku italian duket se ka vendosur ta shoh edhe më shumë.Në listën e plotë, ku ndodhet edhe Edon Zhegrova është edhe emri i Durmishit, i cili ndër të tjera është promovuar në ekipin…

Read More

Që nga e diela, kompanitë që krijojnë ose përdorin përmbajtje të gjeneruar nga Al duhet ta etiketojnë qartë atë, në përputhje me udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për transparencë.Qëllimi i këtyre rregullave është që qytetarët evropianë të mund të dallojnë menjëherë nëse përmbajtja që shohin në internet është autentike apo e krijuar nga Al.Ligji gjithëpërfshirës i BE-së për Al po hyn në fuqi në faza. Nga kjo e dielë, kompanitë duhet të sigurojnë që:Sistemet e AI-së, si chatbot-ët, t’u bëjnë të ditur përdoruesve se po ndërveprojnë me Al;Imazhet, tekstet ose materialet e tjera të krijuara nga AI të mbajnë…

Read More

Audi A2 i ri po i afrohet debutimit zyrtar, i cili pritet vjeshtën e ardhshme në Evropë. Ndërsa emri shënon rikthimin e një modeli të njohur, A2 i ri është i fokusuar fort në të ardhmen elektrike të Audi.Audi A2 i ri do të jetë një hatchback tërësisht elektrik dhe prototipet vazhdojnë t’i nënshtrohen testimeve.Kohët e fundit, një prototip i A2 u pa në pistën e famshme të Nürburgringut në Gjermani, siç shihet në videon më poshtë.Kamuflazh i rëndë mbulon ende prototipin, por nuk mund ta fshehë atë që kemi dyshuar tashmë: A2 i ri merr frymëzim të qartë dizajni…

Read More

Ky rrëfim brilant për përpjekjet e gardës së vjetër për të rimarrë kontrollin e mbërthen në mënyrë të shkëlqyer absurditetin e gjithë kësaj ngjarjeje.Nga: John Simpson / The Guardian (titulli: The August Coup by Robert Service review – the drink-soaked collapse of the Soviet Union) Përkthimi: Telegrafi.comSundimi marksist-leninist në Rusi zgjati 74 vjet dhe, në gusht të vitit 1991, praktikisht u shemb brenda vetëm tri ditësh: një dëshmi e qartë se sa bosh ishte bërë. Në periudhën që pasoi, Rusia provoi demokracinë parlamentare dhe kapitalizmin e pastër, pastaj u rikthye në autokraci. Tani ajo po përballet me pasojat e një…

Read More