KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, ka shkaktuar reagime dhe polemika. Për këtë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe nga ana e muzikantëve, në koncertin e mbajtur të dielën më 15 nëntor. Aji ka theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.

Duke folur para gazetarëve, pak para fillimit të forumit, Kos theksoi se qëllimi nuk është harrimi i dallimeve, por ndërtimi i një Evrope ku ato nuk do të përbëjnë pengesë për të ardhmen e përbashkët.

Ajo shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në atë pjesë të Evropës në të kaluarën. Gjatë koncertit të së dielës në mbrëmje u prezantuan këngë nga secili vend i rajonit. Megjithatë, si përfaqësuese muzikore e Kosovës, në repertor u përzgjodh kënga „Oj Kosovo, Kosovo“.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga zyrtarët në Prishtinë. Kënga është krijuar në vitin 1989, me rastin e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në një periudhë që përkoi me ngritjen politike dhe konsolidimin e pushtetit të ish-presidentit serb dhe jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Ndryshe, Forumi për Zgjerim është forumi i dytë vjetor i Komisionit Evropian kushtuar procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nikoqire e tij është komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Ky aktivitet mbledh zyrtarë të lartë të BE-së, liderë politikë të vendeve kandidate, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky është viti i dytë radhazi që asnjë përfaqësues i institucioneve të Kosovës nuk është ftuar të marrë pjesë në forum./RTK/.

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.