Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalohet tregtimi i energjisë elektrike nga kompanitë serbe.
Ajo tha se Kurti &Co e kanë ditur se kush përfiton e kush paguan, kur i thanë jo termocentralit të “Contour Global”.
“Mos mendoni që Kurti & Co. nuk e kanë ditë kush përfiton e kush paguan, kur i kanë thënë JO:
Termocentralit/ContourGlobalit,
Gazit amerikan përmes projektit të MCC-së,
Gazit të lëngshëm amerikan, së fundmi”.
Bajrami tha se shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje.
“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

