Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesër pritet të shpallet vendimi për rastin “Thaçi 2”, ku njëri ndër të akuzuarit është edhe Fadil Fazliu.
“Pres drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve”, shkroi mes të tjerash Fazliu.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sot po nisem për në Hagë!
Nesër, më 17 nëntor, presim verdiktin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Pres drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve.
Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë dhe përgjithmonë do të jem në krah të çlirimtarëve!
Me krenari, dinjitet dhe besnikëri ndaj vlerave të luftës çlirimtare.
UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!
Burimi: zeri.info ↗

