Komediani dhe aktori britanik Russell Brand, 51 vjeç, i cili po vuan dënimin me burg për përdhunim dhe sulm seksual, thuhet se reagoi dhunshëm pasi rojet e burgut i morën shampon special dhe pilulat kundër rënies së flokëve.
Sipas tabloidit britanik The Sun, Brand kërkoi që t’i lejohej të përdorte produktet që i kanë ruajtur flokët e gjatë karakteristikë për vite me radhë, por kërkesa e tij u refuzua, transmeton Indeksonline.
Raportohet se Brand kërkoi kthimin e shampos me kafeinë dhe pilulave me recetë që përdoren për të trajtuar rënien e flokëve tek meshkujt. Të dy produktet iu morën atij pas mbërritjes së tij në Burgun Wandsworth të Londrës sepse nuk u vlerësuan si terapi e nevojshme.
“Ai ishte shumë i pakënaqur sepse kishte frikë se do t’i binin flokët. Ai merr tableta Propecia, por ia morën në burg”, tha një burim për The Sun. “Atij nuk i lejohet t’i përdorë ato sepse nuk konsiderohen thelbësore, por më tepër një produkt kozmetik. Ai kërkoi shampon dhe tabletat e tij speciale Alpecin”, shtoi ai.
Flokët e gjatë dhe të çrregullt kanë qenë shenja dalluese e Brandit për vite me radhë. Ai e ka kultivuar këtë pamje që nga fillimi i viteve 2000, kur u bë i famshëm si prezantues në MTV dhe në shfaqjen “Big Brother’s Big Mouth”.
Sipas rregullave të burgut, çdo i burgosur i nënshtrohet një kontrolli mjekësor me të mbërritur, gjatë të cilit kontrollohet edhe medikamenti që po merr. Terapia duhet të miratohet dhe të përshkruhet nga shërbimi shëndetësor i burgut, dhe të burgosurve nuk u lejohet të sjellin vetë medikamente të jashtme.
Si përkujtesë, Russell Brand u shpall fajtor më 5 nëntor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tre të tjerave. Krimet u kryen midis viteve 2004 dhe 2009./Indeksonline/

