- Ky është “mustaqemadhi nga Horasani” i Turqisë, mustaqet e të cilit arrinin deri në 1,5 metra
- Samsung Galaxy A07s vjen me një ekran 6.7 inç dhe bateri 5,000mAh
- Land Rover ka prezantuar Defender Wolf Series II, një automjet të ri të projektuar për përdorim ushtarak
- Spektakli po afron, Liga e Kampionëve me përballje të zjarrta që në javën e parë
- DPHM me parashikim për motin: Nesër sërish temperatura të larta
- Alba Vukaj shfaqet plot stil në bregdet, pozat në perëndim të diellit marrin vëmendje
- Bosnja e Hercegovina tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia për shkak të sjelljeve të zyrtarëve serbë pas varrimit të Mladiqit
- Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” marrin identitetin e saj nga logoja e punuar nga Dardan Luta
Author: korrektpress
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko-Hajdari, ka reaguar lidhur me akuzat dhe pakënaqësitë e ngritura për procesin e ndarjes së subvencioneve në këtë drejtori.Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Shishko-Hajdari ka thënë se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa ka mohuar se vendimmarrja për përfituesit është bërë nga drejtoria.Ajo ka sqaruar se përgjegjësia e saj ka qenë propozimi i Komisionit për Vlerësimin e Projekteve, ndërsa vlerësimi dhe pikëzimi i aplikacioneve është bërë nga ky komision.“Si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përgjegjësia ime ka qenë…
Julian Alvarez ka rifilluar kontaktet me Atletico Madridin dhe ka nisur programin e personalizuar të stërvitjeve të përgatitur nga klubi për futbollistët që kanë qenë të angazhuar me kombëtaret.Sipas “MARCA”, sulmuesi argjentinas ndodhet aktualisht me pushime në Ibiza, por që nga 1 gushti është duke ndjekur udhëzimet e stafit teknik të Atleticos. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje më 10 gusht.Ky zhvillim vjen pasi Alvarez i kishte bërë të ditur klubit dëshirën e tij për t’u larguar dhe për t’iu bashkuar Barcelonës.Megjithatë, Atletico Madridi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke refuzuar mundësinë e negociatave me rivalin…
Jemi krenarë të prezantojmë YSL BEAUTY LIGHT CLUB, një përvojë ekskluzive e dedikuar për të gjithë adhuruesit e trendeve të grimit nga YSL Beauty. Si një nga markat më prestigjioze të bukurisë në botë, YSL Beauty sjell hapësirën pop-up YSL Beauty Light Club, e cila do të jetë e hapur nga data 29 Korrik deri më 16 Gusht në Prishtina Mall. Përveç përvojës unike të bukurisë, vizitorët e YSL Beauty Light Club do të kenë mundësinë të blejnë produktet e tyre të preferuara direkt nga hapësira pop-up. Gjatë kësaj përvoje, në fokus do të jetë lansimi më i ri i…
KRU “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Impiantet e Trajtimit të Ujit (ITU) “Shkabaj” dhe “Kodra 1” pritet të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në Prishtinë, përkatësisht në zonën e Kodrës së Trimave.Sipas njoftimit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, furnizimi me ujë mund të destabilizohet përkohësisht në këto zona.Pas rikthimit të energjisë elektrike, impianteve do t’u nevojitet një periudhë kohore për të rifilluar funksionimin dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim, ndërsa është bërë e ditur…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e fshatit Qyqavicë në Vushtrri do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit.Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi pritet të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/
Jameela Jamil ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pasi komentoi mbi pamjen fizike të Ariana Grandes, duke thënë se këngëtarja “ndoshta po vdes para syve tanë”. Deklarata erdhi mes diskutimeve të shumta për dobësinë e dukshme të artistes në videoklipin e saj më të fundit, “Petal”.Aktorja dhe aktivistja 40-vjeçare, e cila më parë ka folur hapur për betejën e saj me anoreksinë, tha se ishte e shqetësuar për Arianën dhe kritikoi ekipin e saj, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për mënyrën se si po paraqitet imazhi i këngëtares para publikut, shkruan DailyMail. Megjithatë, komentet e Jamil u pritën me…
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kundërshtuar Projektligjin për Pronën Publike, duke kërkuar që komunat të vazhdojnë të njihen si pronare të pronës komunale.Në një njoftim të publikuar në Facebook, AKK ka bërë të ditur se çështja është diskutuar në Këshillin e Kryetarëve, ku, sipas këtij asociacioni, kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të pranishëm kanë mbështetur unanimisht kërkesat e komunave.Projektligji parasheh që komunat të mos jenë më pronare të pronës komunale, por vetëm shfrytëzuese apo administruese të saj, sipas AKK-së.“Duart larg nga prona e komunave – kryetarët unanimisht kundër centralizimit!”, thuhet në reagimin e AKK-së.Sipas Asociacionit, një qasje e…
Asamblistët nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren kanë deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit lidhur me procesin e ndarjes së subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Sipas raportimit të TV Prizrenit, kuvendarët e LVV-së kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si janë vlerësuar dhe përzgjedhur përfituesit e subvencioneve, duke pretenduar parregullsi, konflikt interesi dhe trajtim të pabarabartë të organizatave.Asamblistët kanë thënë se fillimisht kishin kërkuar që kjo çështje të përfshihej në rendin e ditës së Kuvendit Komunal, me qëllim që të shprehnin pakënaqësitë e tyre lidhur me ndarjen e mjeteve për kulturë, rini dhe sport. Sipas tyre,…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor.Në fjalimin e tij, Gashi theksoi përvojën e Maqedonisë së Veriut si një shembull të bashkëjetesës etnike, kulturore dhe ndërfetare, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.“Në Kajro, pata nderin ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Liga e Shteteve Arabe.Në adresimin tim ndava përvojën e vendit tonë si shembull i bashkëjetesës etnike, kulturore e ndërfetare, duke…
Jack Grealish mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Manchester Cityt.30-vjeçari e kaloi sezonin 2025/26 në huazim te Evertoni, ku regjistroi dy gola dhe gjashtë asistime në 22 ndeshje, përpara se të pësonte një thyerje në këmbë në përballjen ndaj ish-klubit të tij, Aston Villës, në janar. Lëndimi i dha fund sezonit të tij dhe ia shoi shpresat për të qenë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës.Pas përfundimit të huazimit, Grealish u rikthye te Manchester City, por mungoi në turneun parasezonal të skuadrës në Azi. Vetë futbollisti sqaroi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari