Author: korrektpress

Ditët dhe muajt e parë të jetës së një foshnje janë një periudhë e mbushur me emocione, por edhe me shumë dilema për prindërit e rinj. Ushqyerja, gjumi, temperatura e ambientit, verdhëza, kërthiza, vaksinat dhe kujdesi gjatë verës ishin disa nga temat kryesore të episodit të 83-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.I ftuar në këtë episod ishte Luan Morina, neonatolog dhe drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, i cili foli për sfidat më të shpeshta me të cilat përballen prindërit në ditët e para pas lindjes…

Read More

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore në Spanjë, ku aktorja amerikane u shfaq duke shijuar një ditë relaksi në plazhet e Marbella-s.Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, 51 vjeçe, u fotografua me një kostum banje bardhë e zi me printim gjarpri, duke ekspozuar fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë dhe një varëse elegante, ndërsa zgjodhi një stil natyral pa grim dhe me syze dielli. Gjatë ditës në bregdet, Longoria u pa duke notuar në det dhe duke pushuar në shezlong, duke shijuar rrezet e diellit në atmosferën…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth gjatë periudhës 16 prill deri më 3 gusht 2026.Sipas të dhënave të IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar rritje të rasteve me këtë sëmundje infektive.Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 33 raste, e pasuar nga Fushë-Kosova me 25, Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me shtatë raste.Nga tri raste janë raportuar në Drenas, Lipjan dhe Obiliq, ndërsa nga dy raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime dhe Vushtrri.Nga një rast…

Read More

Prindërit kanë një ndikim vendimtar në jetën e fëmijëve të tyre dhe kujtimet e fëmijërisë zgjasin shumë kohë pasi ata rriten. Nuk janë domosdoshmërisht dhuratat e shtrenjta që mbeten në kujtesë, por ndjenjat, gjestet dhe mësimet e jetës që i kanë formësuar ata. Fëmijët mund të mos kujtojnë se çfarë u kanë blerë prindërit e tyre, por ata kurrë nuk harrojnë se si i kanë bërë të ndihen, shkruan Nadia On Point.Ndjenja e dashurisë dhe pranimitFëmijët do të kujtojnë para së gjithash ndjenjën që prindërit e tyre ua kanë ngulitur. Ngjarje të caktuara zbehen me kalimin e kohës, por ndjenja…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi katalunas vazhdon të kërkojë një sulmues të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar.Sipas “SPORT”, tekniku gjerman deklaroi se ka besim të plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po bën në merkato, duke pranuar se Barcelona duhet të përforcojë repartin ofensiv.”Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, u shpreh Flick, duke lënë të kuptohet se afrimi i një sulmuesi mbetet objektivi kryesor i klubit.Ai la të hapur edhe mundësinë që lëvizjet në merkato të varen nga e ardhmja e Ferran Torresit, i cili vazhdon të lidhet me…

Read More

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka mohuar se takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur për qëllim ndonjë përpjekje për përfshirjen e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përmes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.Në një prononcim për “TV21”, Sela tha se takimi është zhvilluar me ftesë të Kurtit dhe se ai nuk është i interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë.“Për momentin nuk ia vlen të bëhemi pjesë e Qeverisë”, deklaroi Sela, duke shtuar se partitë politike në Maqedoni duhet të “shërohen nga sëmundja e pushtetit” dhe të punojnë për qytetarët.Sela tha gjithashtu se gjatë takimit…

Read More

Shumë njerëz e hedhin menjëherë qesen e çajit të përdorur në plehra pasi e pinë çdo ditë, pa e ditur se mund të ketë një aplikim të dobishëm në shtëpi. Në vend të mbeturinave, një qese e vogël çaji mund të shërbejë si një agjent pastrimi i thjeshtë dhe natyral për sipërfaqe të ndryshme.Falë përbërësve natyralë në çaj, qeset e çajit të përdorura mund të ndihmojnë në heqjen e yndyrës, neutralizimin e aromave dhe pastrimin e sipërfaqeve të qelqit. Ato janë gjithashtu një alternativë e lirë ndaj disa produkteve komerciale të pastrimit.Ndihmon në largimin e yndyrës kokëfortëTiganët, tavat dhe tepsitë…

Read More

Dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar se hetimet ndaj të dyshuarve janë zhvilluar pas pranimit të informacioneve operative për keqpërdorim të pagesave të pacientëve.Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2026, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa gjatë tyre janë siguruar dëshmi që, sipas autoriteteve, krijojnë dyshimin e bazuar se dy të dyshuarit kanë përvetësuar para nga pagesat…

Read More

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.”Shoferi, Sh.Z., 36 vjeç, u ndalua sot në orën 08:41 në parkingun pranë Miletkovës nga oficerët e policisë së SPB së Strumicës dhe DPB e Gjevgjelisë.Ai po drejtonte një automjetin pasagjerësh me targa të Kosovës dhe tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 100 kilometra në orë.Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Read More

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko-Hajdari, ka reaguar lidhur me akuzat dhe pakënaqësitë e ngritura për procesin e ndarjes së subvencioneve në këtë drejtori.Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Shishko-Hajdari ka thënë se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa ka mohuar se vendimmarrja për përfituesit është bërë nga drejtoria.Ajo ka sqaruar se përgjegjësia e saj ka qenë propozimi i Komisionit për Vlerësimin e Projekteve, ndërsa vlerësimi dhe pikëzimi i aplikacioneve është bërë nga ky komision.“Si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përgjegjësia ime ka qenë…

Read More