Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se importi i energjisë elektrike bëhet nga KEDS-i, KESCO, KEK-u dhe KOSTT-i, ndërsa i gjithë procesi zhvillohet nën mbikëqyrjen e KOSTT-it.
Ajo ka theksuar se KOSTT-i ka obligim ta njoftojë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për çdo manipulim apo parregullsi, ndërsa kjo e fundit duhet të ndërmarrë masa.
Bajrami ka akuzuar se ZRRE-ja dhe KOSTT-i janë institucione të kapura nga Qeveria.
“Skemat e kapjes së ZRRE-së dhe KOSTT-it tashmë janë të dëshmuara. Ka kohë që këto institucione janë dorë e zgjatur e Qeverisë e Qeveria tregoi sot kujt i ka shërby që 7 vjet”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së ka shtuar se mbetet të shihet se kujt do t’i shërbejnë këto institucione në të ardhmen.
“Se kujt do t’i shërbej tash e tutje do ta shohim në ditët në vijim”, ka përfunduar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

