Author: korrektpress

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi katalunas vazhdon të kërkojë një sulmues të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar.Sipas “SPORT”, tekniku gjerman deklaroi se ka besim të plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po bën në merkato, duke pranuar se Barcelona duhet të përforcojë repartin ofensiv.”Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, u shpreh Flick, duke lënë të kuptohet se afrimi i një sulmuesi mbetet objektivi kryesor i klubit.Ai la të hapur edhe mundësinë që lëvizjet në merkato të varen nga e ardhmja e Ferran Torresit, i cili vazhdon të lidhet me…

Read More

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka mohuar se takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur për qëllim ndonjë përpjekje për përfshirjen e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përmes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.Në një prononcim për “TV21”, Sela tha se takimi është zhvilluar me ftesë të Kurtit dhe se ai nuk është i interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë.“Për momentin nuk ia vlen të bëhemi pjesë e Qeverisë”, deklaroi Sela, duke shtuar se partitë politike në Maqedoni duhet të “shërohen nga sëmundja e pushtetit” dhe të punojnë për qytetarët.Sela tha gjithashtu se gjatë takimit…

Read More

Dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar se hetimet ndaj të dyshuarve janë zhvilluar pas pranimit të informacioneve operative për keqpërdorim të pagesave të pacientëve.Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2026, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa gjatë tyre janë siguruar dëshmi që, sipas autoriteteve, krijojnë dyshimin e bazuar se dy të dyshuarit kanë përvetësuar para nga pagesat…

Read More

Shumë njerëz e hedhin menjëherë qesen e çajit të përdorur në plehra pasi e pinë çdo ditë, pa e ditur se mund të ketë një aplikim të dobishëm në shtëpi. Në vend të mbeturinave, një qese e vogël çaji mund të shërbejë si një agjent pastrimi i thjeshtë dhe natyral për sipërfaqe të ndryshme.Falë përbërësve natyralë në çaj, qeset e çajit të përdorura mund të ndihmojnë në heqjen e yndyrës, neutralizimin e aromave dhe pastrimin e sipërfaqeve të qelqit. Ato janë gjithashtu një alternativë e lirë ndaj disa produkteve komerciale të pastrimit.Ndihmon në largimin e yndyrës kokëfortëTiganët, tavat dhe tepsitë…

Read More

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.”Shoferi, Sh.Z., 36 vjeç, u ndalua sot në orën 08:41 në parkingun pranë Miletkovës nga oficerët e policisë së SPB së Strumicës dhe DPB e Gjevgjelisë.Ai po drejtonte një automjetin pasagjerësh me targa të Kosovës dhe tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 100 kilometra në orë.Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Read More

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko-Hajdari, ka reaguar lidhur me akuzat dhe pakënaqësitë e ngritura për procesin e ndarjes së subvencioneve në këtë drejtori.Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Shishko-Hajdari ka thënë se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa ka mohuar se vendimmarrja për përfituesit është bërë nga drejtoria.Ajo ka sqaruar se përgjegjësia e saj ka qenë propozimi i Komisionit për Vlerësimin e Projekteve, ndërsa vlerësimi dhe pikëzimi i aplikacioneve është bërë nga ky komision.“Si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përgjegjësia ime ka qenë…

Read More

Julian Alvarez ka rifilluar kontaktet me Atletico Madridin dhe ka nisur programin e personalizuar të stërvitjeve të përgatitur nga klubi për futbollistët që kanë qenë të angazhuar me kombëtaret.Sipas “MARCA”, sulmuesi argjentinas ndodhet aktualisht me pushime në Ibiza, por që nga 1 gushti është duke ndjekur udhëzimet e stafit teknik të Atleticos. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje më 10 gusht.Ky zhvillim vjen pasi Alvarez i kishte bërë të ditur klubit dëshirën e tij për t’u larguar dhe për t’iu bashkuar Barcelonës.Megjithatë, Atletico Madridi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke refuzuar mundësinë e negociatave me rivalin…

Read More

Jemi krenarë të prezantojmë YSL BEAUTY LIGHT CLUB, një përvojë ekskluzive e dedikuar për të gjithë adhuruesit e trendeve të grimit nga YSL Beauty. Si një nga markat më prestigjioze të bukurisë në botë, YSL Beauty sjell hapësirën pop-up YSL Beauty Light Club, e cila do të jetë e hapur nga data 29 Korrik deri më 16 Gusht në Prishtina Mall. Përveç përvojës unike të bukurisë, vizitorët e YSL Beauty Light Club do të kenë mundësinë të blejnë produktet e tyre të preferuara direkt nga hapësira pop-up. Gjatë kësaj përvoje, në fokus do të jetë lansimi më i ri i…

Read More

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Impiantet e Trajtimit të Ujit (ITU) “Shkabaj” dhe “Kodra 1” pritet të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në Prishtinë, përkatësisht në zonën e Kodrës së Trimave.Sipas njoftimit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, furnizimi me ujë mund të destabilizohet përkohësisht në këto zona.Pas rikthimit të energjisë elektrike, impianteve do t’u nevojitet një periudhë kohore për të rifilluar funksionimin dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim, ndërsa është bërë e ditur…

Read More

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e fshatit Qyqavicë në Vushtrri do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit.Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi pritet të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/

Read More