KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kënga nacionaliste serbe, Hoxhaj: Kos po lobon që krerët e UÇK-së të dënohen, tash në forumin që ajo udhëheq lëshohen këngë të tilla – Skandaloze

Kënga nacionaliste serbe, Hoxhaj: Kos po lobon që krerët e UÇK-së të dënohen, tash në forumin që ajo udhëheq lëshohen këngë të tilla – Skandaloze

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ai ka thënë se Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të BE-së dhe se nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij.

Këtë këngë të interpretuar, Hoxhaj e ka quajtur skandaloze.

“Pasi Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos po lobon që udhëheqja e UÇK-së në Hagë të dënohen, duke bërë kudo presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale, tani në forumin që ajo e udhëheq po lëshohen këngë nacionaliste me pretendime territoriale ndaj vendit tonë. Pas verdiktit të padrejt ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë, e kam thënë qartë se nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot. Bashkimi Evropian e njeh mirë historinë e Kosovës dhe e di çfarë përfaqëson për ne një këngë që shpreh pretendime territoriale ndaj vendit tonë”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.