Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësim për çështjen e energjisë, duke thënë se shtrenjtimi i saj dhe pasiguria për furnizim ka rënduar barrën e bizneseve.
Ai ka deklaruar se sfida e parë për vitin 2027 veçse ka filluar.
"Tani po hyjmë në sezonin e dimrit dhe sfida e parë pa hy në pjesën e dytë të vitit 2027, sfida e parë veçse ka fillu me çështjen e energjisë elektrike. E para pyetje që bëhet nga bizneset është se a do të kemi energji elektrike të mjaftueshme, e kam fjalën pa reduktime, dhe e dyta çmimi."
Më tej ka shtuar se ka dhjetëra ankesa që vinë prej anëtarëve të Odës Ekonomike. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

