KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Zbulohet emri i aktorit që do të luajë James Bondin e ri

Zbulohet emri i aktorit që do të luajë James Bondin e ri

Aktori britanik Robert Pattinson është konfirmuar si James Bond i ri, duke marrë përsipër rolin e famshëm të agjentit sekret 007, pas largimit të Daniel Craig nga kjo karakteristikë ikonike e kinemasë.

Përzgjedhja e Pattinsonit vjen pas një procesi të gjatë të përzgjedhjes, ku në garë për rolin ishin edhe emra të tjerë të njohur të Hollywood-it, përfshirë Callum Turner, Jack Lowden, Josh O’Connor dhe Nicholas Hoult shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.

Ai është i njohur për rolet e tij në filmat “Twilight” dhe “The Batman”, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë edhe e projekteve të mëdha filmike të Hollywood-it. Pattinson do të bëhet aktori i shtatë që portretizon James Bondin në serinë e filmave për agjentin britanik.

Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve, i njohur për realizimin e filmave “Dune”, ndërsa skenari do të shkruhet nga Steven Knight, krijuesi i serialit “Peaky Blinders”. Projekti i ri pritet të shënojë një kapitull të ri për një prej ekskluziviteteve më të njohura të kinemasë botërore./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.