Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez, mund të jetë një nga largimet e bujshme të Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, me dy gjigantët e La Ligës, Barcelonën dhe Atletico Madridin, që po monitorojnë nga afër situatën e tij.
Pas emërimit të Mauricio Pochettinos në krye të shtabit teknik, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po planifikojnë një riformatim të skuadrës në dimër, duke hapur derën për shitjen e lojtarëve që nuk konsiderohen kyç për projektin e ri. Sipas raportimeve të mediumit TEAMtalk, 28-vjeçari argjentinas është përfshirë në listën e futbollistëve që mund të largohen nga “Old Trafford”, shkruan IndeksOnline.
Pochettino nis spastrimet te Manchester United, dy gjigantët spanjollë vihen pas Lisandro Martinezit
Pas emërimit të Mauricio Pochettinos në krye të shtabit teknik, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po planifikojnë një riformatim të skuadrës në dimër, duke hapur derën për shitjen e lojtarëve që nuk konsiderohen kyç për projektin e ri.
Sipas raportimeve të mediumit TEAMtalk, 28-vjeçari argjentinas është përfshirë në listën e futbollistëve që mund të largohen nga “Old Trafford”, shkruan IndeksOnline.
Katalanasit janë prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi mëngjarash dhe e shohin argjentinasin si partnerin ideal në qendër të mbrojtjes përkrah talentit Pau Cubarsi.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e vlerëson lart profilin luftarak të bashkëkombësit të tij dhe synon ta bashkojë atë në prapavijë me Cristian Romeron.
Raportohet se vetë Martinez e preferon kalimin në kampionatin spanjoll, gjë që i vendos dy klubet e La Ligës në pozitë të favorshme. /IndeksOnline

