Author: korrektpress

Organizata Demokraci Plus (D+) ka kërkuar anulimin e një tenderi të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në vlerë prej 743 mijë eurosh, i cili parasheh angazhimin e 26 personave përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV), të njohura si kontrata mbi vepër, shkruan Telegrafi.Sipas D+, procedura e prokurimit nuk është në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, pasi pozitat e parapara nuk përbëjnë shërbime të veçanta dhe nuk duhet të plotësohen përmes kësaj forme të angazhimit.”Sipas nenit 57 të Rregullores së Prokurimit Publik, Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta mund të përdoren vetëm për angazhimin e ekspertëve që ofrojnë shërbime specifike,…

Read More

Notari polak, Bartłomiej Kubkowski është bërë personi i parë në histori që ka notuar përmes Detit Baltik midis Suedisë dhe Polonisë, duke përshkuar një distancë prej pak më shumë se 160 kilometrash (99 milje).Të dielën në mbrëmje, një Kubkowski i rraskapitur u ngjit në plazhin e qytetit Dziwnów në bregdetin verior Baltik të Polonisë, rreth 56 orë pasi ishte nisur nga Kaseberga në Suedi të premten.Arritja shënon një triumf personal për Kubkowskin, për të cilin kjo ishte përpjekja e pestë për të përfunduar itinerarin. Përpjekja e tij këtë vit ka mbledhur deri më tani mbi 715,000 zloty (166,000 euro) për…

Read More

Pas rasteve të fundit të dhunës në Gostivar dhe festimeve të dasmave me të shtëna me armë zjarri, Partia Liberale Demokratike (PLD) propozon hapjen e qendrave familjare në çdo komunë.Në një video postim në rrjetet sociale, kryetarja dhe deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të partisë, Boban Jankoski, bëjnë thirrje për veprime të shpejta për të zvogëluar rastet e dhunës nga bashkëmoshatarët.“PLD propozon krijimin e qendrave familjare në çdo komunë. Ato do të kenë sociologë, psikologë, punonjës socialë dhe terapistë familjarë që do të punojnë me fëmijët, por edhe me prindërit. Ata do të jenë përgjegjës…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit goditi Toskanën këtë mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.Tërmeti u regjistrua në orën 10:15 të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte shtatë kilometra në perëndim të Pizës, në një zonë afër bregdetit, dhe fokusi ishte në një thellësi prej tetë kilometrash.Lëkundjet u ndjenë nga banorët e Pizës dhe Livornos dhe pjesëve përreth Toskanës. Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje edhe në Valdera, në bregdet dhe në zonën e Versilias.Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Read More

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë kaluar një fundjavë luksoze në vilën e Elton John në Nice të Francës, pasi për pak minuta nuk u takuan me prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham, të cilët ndodheshin në Saint-Tropez.Brooklyn, 27 vjeç, i cili po qëndronte edhe në jahtin e Elton John, kaloi kohë në vilën madhështore të këngëtarit me vlerë rreth 15 milionë funte apo 17.5 milionë euro. Ai dhe Nicola ndanë në rrjetet sociale fotografi nga qëndrimi i tyre, ku shfaqen duke shijuar ambientet e vilës dhe një darkë elegante së bashku me Elton. Elton, Nicole dhe BrooklynNicola u…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më datë 04.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar K.B. nga Zvicra për në Kosovë.I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës.I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar…

Read More

Komuna e Vitisë ka njoftuar se është hapur afati për aplikim në Programin e Pagesave Direkte (Subvencione) për vitin 2026.Sipas njoftimit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, thirrja është shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.Përmes këtij programi do të mbështeten disa sektorë të blegtorisë dhe të lashtave, përfshirë pagesat direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, viçat për majmëri, akuakulturën, zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe subvencionimin për sasinë e grurit të dorëzuar.Afati për aplikim ka filluar më 3 gusht 2026 dhe përfundon më 3 shtator 2026, në ora…

Read More

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për tifozët e “Rossonerëve” sa i përket të ardhmes së Rafael Leaos, duke insistuar se ylli portugez mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit.Teksa skuadra vazhdon turneun parasezonal në Australi, deklaratat e trajnerit sugjerojnë se një kthesë e madhe mund të jetë duke ndodhur në situatën e sulmuesit anësor.Për pjesën më të madhe të fillimit të verës, dukej se Leao dhe Milani po shkonin drejt një ndarjeje përfundimtare.Lojtari kishte lënë të kuptohej se mund të kishte ardhur fundi i ciklit të tij në Itali, ndërsa drejtuesit e klubit dukeshin të…

Read More

Drejtori ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, të martën ka prezantuar analizat që kanë dalë nga kontrolli në sektorin e qumështit në periudhën prill-korrik .Ai bëri të ditur se kontrolle janë kryer në depot operatorëve, në pikat kufitare, tek operatorët ekonomikë, etj, ndërkaq janë marr 495 mostra, të cilat janë kontrolluar për përmbajtje të yndyrës, proteinave, pranisë së vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtesë, qumështit pluhur, etj. “Nga gjithsej 495 mostra të kontrolluara, numri më i madh i mostrave i përket kategorisë së djathit-gjizë 113 mostra, qumështi pijet e qumështit 94 mostra, ajka – krem qumështi 83…

Read More

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street”, EC Ma Ndryshe ka zhvilluar një aktivitet me banorët e lagjes Tusuz në Prizren, me qëllim identifikimin e problemeve dhe nevojave të komunitetit për hapësirat publike dhe cilësinë e jetesës.Gjatë aktivitetit, banorët e rrugëve “Xhevat Berisha”, “Selajdin Berisha”, “Bashkim Suka”, “Ymridin Qengaj” dhe zonave përreth kanë paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e tyre.Përmes një harte të lagjes të vendosur në hapësirën publike, qytetarët kanë evidentuar problemet dhe kanë propozuar zgjidhje për përmirësimin e mjedisit dhe infrastrukturës. Banorët e Arbanës në Prizren kërkojnë më shumë ndriçim, hapësira të gjelbra dhe siguri në rrugë…

Read More