Author: korrektpress

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 27.7.2026, thuhet në njoftimin e KRRE-së.Nnë vendimin e sotshëm është zbatuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 den/l te benzina EUROSUPER BS-95 dheEUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 den/l tek EURODIZELI (D-Е V).Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për…

Read More

Kompania Data4x në një analizë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 ka treguar se cilët sektorë e formësojnë ekonominë e Kosovës.Data4x në një postim në Facebook shkruan se të dhënat janë analizuar në disa dimensione të ekonomisë. “Në analizën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, kemi grupuar dhe harmonizuar të dhëna nga disa institucione dhe burime, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës dhe pasqyrat financiare të bizneseve.Të dhënat janë analizuar në disa dimensione të ekonomisë: qarkullimi, punësimi, pagat, eksportet dhe importet, kreditimi, produktiviteti, përqendrimi i tregut dhe zhvillimi i sektorëve ndër vite”,…

Read More

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me delegacionin më të madh në historinë e pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje shumë-sportëshe.Sipas njoftimit të KOK-ut, Kosova do të përfaqësohet nga 163 sportistë, prej të cilëve 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në gjithsej 21 sporte, me synimin për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.Një tjetër moment historik do të jetë pjesëmarrja për herë të parë në katër sporte ekipore. Kosova do të garojë në futboll me ekipin U21 të…

Read More

Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar pasi varka që po përdornin për të kaluar Kanalin u përfshi nga flakët.Varka po përpiqej të kalonte në Mbretërinë e Bashkuar kur motori i saj u përfshi nga flakët, sipas prefekturës detare franceze të Kanalit dhe Detit të Veriut.Thuhet se 157 persona janë shpëtuar dhe po dërgohen në portin e Boulogne-sur-Mer. Kjo vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Andy Burnham u zotua se qeveria e tij do të jetë “e pamëshirshme” në frenimin e numrit të njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla.Autoritetet franceze thanë se anija u nis…

Read More

Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, njofton “Top Chanel”.Siç raportojnë nga “Top Channel”, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.Nga atje thonë se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë…

Read More

Dy persona janë therur me thikë të mërkurën në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar rreth orës 08:45.“Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mprehtë (thikë) dy persona”, ka thënë Rugova.Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.Ndërkohë, të dyshuarit…

Read More

Mbështetja për Gianni Infantinon, i cili po përballet me kritika të shumta, po zvogëlohet nga dita në ditë, por një grup i vogël shtetesh raportohet se vazhdon ta mbështesë për t’u rizgjedhur si president i FIFA-s, përfshirë Katarin dhe Sri Lankën.Udhëheqja e Infantinos është vënë nën presion të madh ditët e fundit, pasi plani i tij për të shitur pjesë të vogla të aksioneve në turne të mëdha, përfshirë Kupën e Botës, te investitorë privatë dështoi pas reagimeve të forta negative.UEFA ka deklaruar se ajo, së bashku me “anëtarë të tjerë të familjes së futbollit”, ka humbur besimin te Infantino,…

Read More

KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër 225 milimetra në sheshin “Xhorxh Bush”, gjatë punimeve të kryera nga operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës.Si pasojë e dëmtimit, objektet në këtë zonë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit.Sipas njoftimit, dëmtimi është i natyrës më të ndërlikuar dhe riparimi mund të marrë më shumë kohë.Ekipet e mirëmbajtjes së ujësjellësit janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt. /Telegrafi/

Read More

Këngëtarja dhe modelja Madison Beer ka treguar për herë të parë unazën e saj të madhe të fejesës, vetëm pak ditë pasi ylli i NFL-së, Justin Herbert, i propozoi për martesë.28-vjeçarja u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, ku nuk mundi të mos tërhiqte vëmendjen me unazën e re me diamant. E veshur thjesht me një bluzë të bardhë me kapuç, pantallona të shkurtra sportive dhe mokasina të zeza, Beer dukej e lumtur teksa shijonte statusin e saj të ri si e fejuar, shkruan DailyMail. Propozimi nga quarterback-u i ekipit Los Angeles Chargers ishte një moment i veçantë për…

Read More

Marc Casado dhe Roony Bardghji janë dy lojtarët e Barcelonës që kanë më shumë gjasa të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar, sipas raportimit të The Athletic.Sipas këtij raportimi, të dy lojtarët pritet të kenë hapësira të kufizuara nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick gjatë sezonit 2026/27, duke bërë që klubi dhe lojtarët të diskutojnë për të ardhmen e tyre.Casado, i cili është tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria, vazhdon të dëshirojë qëndrimin në klub, pavarësisht se është i vetëdijshëm që drejtuesit janë të gatshëm të miratojnë largimin e tij nëse arrin një ofertë e përshtatshme.Mesfushori katalanas po…

Read More