- Jameela Jamil detyrohet të anulojë shfaqjen e saj ‘live’ të podcastit, për shkak të një problemi shëndetësor
- Si do të duket shtëpia e së ardhmes? Nga pajisjet me AI te shtretërit inteligjentë dhe robotët
- I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital
- Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova ishte afër të mbetej të jashtë listës së Serie A, por në fund e larguan Milik
- Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin
- Si mënyra si uleni mund të ndikojë në vendimet tuaja? Shkencëtarët zbuluan një lidhje befasuese
- Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi
- Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Author: korrektpress
Në periudhën prej 01.07.2026 deri më 31.07.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga zyrtarët policorë të të gjitha sektorëve të punëve të brendshme nëpër rrugët e vendit, nga gjithsej 20.976 urdhërpagesa të lëshuara, 4.241 shkelje u referohen shoferëve të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, njoftojnë nga MPB.”Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit kanë qenë 496 persona, prej të cilëve 81 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 373 për ngasje pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së shqiptuar paraprakisht për drejtim të automjetit motorik, tre për ngasje me shpejtësi më të…
Mateo Kovacic ka zbuluar se do të qëndrojë te Manchester City për sezonin e ardhshëm, pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm të tij këtë verë.Mesfushori kroat ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë me klubin, në të cilën është siguruar roli i tij në ekip.“Nuk ndjeva pikëpyetje prej tyre. Fola me ta, ishte se ata mbështeten tek unë, gjë që ishte e rëndësishme për mua ta dëgjoja këtë prej tyre”, tha 32-vjeçari për Manchester Evening News.“Dhe tani, siç thashë, për lojtarët është gjithmonë përgjegjësia juaj të tregoni versionin tuaj më të mirë, sepse nëse luani mirë, trajneri do t’ju…
Olivia Dean raportohet se ka vendosur të mos pranojë mundësinë për të qenë një nga emrat kryesorë të festivalit Glastonbury në vitin 2027, pasi dëshiron të përqendrohet në krijimin e muzikës së re.Këngëtarja 27-vjeçare, e njohur për hitin “Rein Me In”, thuhet se kishte zhvilluar bisedime për një performancë të rëndësishme në festival, por vendosi të marrë kohë për të punuar mbi albumin e saj të tretë. Sipas burimeve, ky vendim nuk ka lidhje me përflitjet për një afërsi të mëparshme me Harry Styles, shkruan DailyMail. Ndërkohë, Harry Styles është përfolur si një nga favoritët për të qenë kryesues i…
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në hapjen e edicionit të 16-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale EtnoFest, që po mbahet në fshatin Kukaj.Në fjalën e saj, Haxhiu foli për rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së kujtesës, traditës dhe kulturës nga një brez te tjetri, duke iu referuar porosisë së At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”.Sipas saj, kjo porosi tregon se ajo që nuk përcillet te të tjerët rrezikon të humbasë. Rama: EtnoFest nisi, tradita në Kukaj ruhet dhe jetohet “EtnoFest-i e vazhdoi këtë porosi në mënyrën e vet. Prej vitesh,…
Një valë e fuqishme e të ftohtit polar nga Antarktida goditi pjesë të Ishullit Jugor të Zelandës së Re të martën, duke sjellë borë në nivelin e detit dhe temperatura të ulëta që çuan në mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të mësimit në shkolla.Bora mbuloi Dunedinin, qytetin e dytë më të madh të Ishullit Jugor, duke bërë që policia t’u bëjë thirrje banorëve të mos udhëtojnë përveç nëse është absolutisht e nevojshme, pasi rrugët ishin të akullta.Reshjet e borës janë të rralla në Dunedin, veçanërisht në nivelin e detit, megjithëse pjesët më të larta të qytetit herë pas here mbulohen me…
Michael Yormark, presidenti i Roc Nation, agjencisë që përfaqëson yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, ka ndezur spekulime të reja rreth të ardhmes së brazilianit.Ai publikoi momentin kur mbërriti në aeroportin Heathroë, duke shkruar: “Londër, ja ku po vij. Le të shkojmë!”. Ky mesazh u publikua në një kohë kur zërat për interesimin e Arsenalit për sulmuesin anësor vazhdojnë të qarkullojnë.Gazeta spanjolle AS raporton se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shfaqur interesim serioz për transferimin e Viniciusit.Sipas raportimeve, Arteta i ka garantuar lojtarit se ai do të kishte një rol qendror në skuadër nëse do të transferohej në “Emirates”,…
Për bizneset që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë në një hapësirë të madhe, të organizuar mirë dhe me qasje të lehtë, ky objekt me qira në Sllatinë të Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore.Prona ka sipërfaqe të përgjithshme prej 2475m² dhe ofrohet me çmim prej 13,000 euro në muaj. Falë dimensioneve dhe strukturës së saj, ajo mund të përshtatet për kompani që operojnë në tregti, distribuim, administratë, ekspozim të produkteve apo veprimtari të tjera biznesore.Hapësira e brendshme është e organizuar në tetë njësi të shfrytëzueshme, të cilat mund të përdoren…
Një femër Kosovare është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit të banesës së saj janë gjetur dhe sekuestruar mbi 33 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe katër fishekë.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht, rreth orës 03:00.E dyshuara, shtetase kosovare, është arrestuar pas kontrollit të banesës, ku janë gjetur 33.17 gramë marihuanë dhe katër fishekë.Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.Rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /Telegrafi/
Në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë, për dalje nga shteti, pritjet janë rreth një orë, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, thonë nga LAMM.Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është i rritur.Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në akset Katllanovë – Veles,…
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se inspektimet dhe shqiptimi i gjobave në terren po vazhdojnë ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të palejuara.Sipas njoftimit, masat po ndërmerren për shkak të rasteve të vazhdueshme të hedhjes së mbeturinave jashtë hapësirave të përcaktuara. Komuna ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me gjoba.“Respektoni rregullat. Ruani ambientin. Shmangni gjobat”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari