Gjermania po i jep një leksion të vërtetë futbolli Holandës, duke e çuar rezultatin në 4-0 në superpërballjen evropiane.
Pas pjesës së parë që u mbyll 1-0 me golin e Derry Scherhant (41′), në pjesën e dytë shpërtheu talenti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është shndërruar në protagonist absolut të takimit, shkruan IndeksOnline.
Fillimisht Florian Wirtz dyfishoi epërsinë në minutën e 60-të, ndërsa pesë minuta më vonë (65′), Gruda asistoi saktë për mbrojtësin Nico Schlotterbeck që realizoi për 3-0.
Por, futbollisti me prejardhje shqiptare nuk u ndal me kaq, në minutën e 71-të, Brajan Gruda regjistroi asistimin e tij të dytë në këtë ndeshje, duke shërbyer sërish për Florian Wirtz, i cili kompletoi dygolëshin e tij personal dhe e vulosi rezultatin në 4-0.
Me këtë paraqitje brilante të Grudës dhe Wirtz-it, “Pancerat” po turpërojnë “Tulipanët” me një rezultat të thellë.

