KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-anëtarja e Bordit të KOSTT-it: Kosova ka blerë rrymë nga Serbia

Ish-anëtarja e Bordit të KOSTT-it: Kosova ka blerë rrymë nga Serbia

Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), ka deklaruar se Kosova ka blerë energji elektrike nga Serbia.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë dhe vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Gashi-Hamdiu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë pasur të dhëna për importin e energjisë dhe se nuk duhet të mbështeten vetëm në pretendimet se blerjet nuk janë bërë drejtpërdrejt nga kompanitë serbe.

Ajo ka kritikuar edhe qasjen e Ministrisë së Ekonomisë lidhur me identifikimin e kompanive që kanë blerë energji nga Serbia.

“Ne si shtet, jo veç KOSTT-i, se KOSTT-i është vetë shteti që mbikëqyret nga Kuvendi, por Ministria çka ka bërë që me pas një vendim. Sot thanë kemi me kqyr përmes ARBK-së cila ndërmarrje ka ble. Nëse nuk kanë ble direkt prej Serbisë, se kanë ble, se janë të dhëna doganore, këta thirrnin në të dhëna tranziti”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ministrja duhet ta kuptojë se të dhënat doganore paraqesin importin e rregullt në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.