Author: korrektpress

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës ku do të vendosen emigrantët, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Nga LSDM thonë se “nuk është vetëm media britanike, por shumë media botërore kanë publikuar analiza dhe informacione mbi planin për “qendrat e kthimit për migrantët” nga Britania dhe vendet e tjera në Ballkan”.”Kosova u bë vendi i parë që pranoi migrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për migrantët nga Italia. 5 ditë më parë, “Deutsche Welle” raportoi se 40 migrantë ishin sjellë tashmë me…

Read More

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka zbuluar një histori të panjohur më herët lidhur me një takim që ka pasur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016. Në një intervistë për “Andale”, ajo ka treguar se si kishte nisur gjithçka në një ditë në Ibiza, ku zhvillohej një festë.“Ikëm në Ibiza, aty ishte një jaht që ishin disa jahte aty te porta që ishin pak si party dhe po vjen një jaht dhe ishin disa djem, njëri nga ta ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo. @andale.al Videon e plotë…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, i dyshuar për keqpërdorim të pasurisë së huaj, pas një denoncimi të bërë nga një grua kosovare më 9 dhjetor 2025.Sipas raportit policor, ankuesja së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor duke raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte mashtruar djalin e saj, përcjell Telegrafi.”Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, derisa një nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë në spital.”Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjer. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident njëri nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë”, thuhet…

Read More

Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet. Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin…

Read More

Barcelona ka vendosur vijën e kuqe për të gjitha skuadrat e interesuara: Raphinha nuk është në shitje. Ditëve të fundit, anësori brazilian ka mohuar zërat që e lidhnin me një kalim në Ligën Profesionale Saudite pas Kupës së Botës 2026, dhe raportimet e reja nga Diario Sport e konfirmojnë se katalanasit nuk e konsiderojnë largimin e tij të mundshëm.Trajneri Hansi Flick e sheh Raphinhan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. 28-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, shihet si lojtar me rol të pazëvendësueshëm në skemat e gjermanit. Nga ana tjetër, edhe vetë futbollisti ka…

Read More

Një dhurues sperme, i cili pa vetëdije mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka lindur të paktën 197 fëmijë në të gjithë Evropën, sipas një hetimi të madh.Disa fëmijë kanë vdekur tashmë dhe vetëm një pakicë që trashëgon mutacionin do t’i shpëtojë kancerit gjatë jetës së tyre.Sperma nuk u shit në klinikat e Mbretërisë së Bashkuar, por BBC mund të konfirmojë se një numër “shumë i vogël” familjesh britanike, të cilat janë informuar, përdorën spermën e dhuruesit gjatë trajtimit të fertilitetit në Danimarkë.Banka Evropiane e Spermës në Danimarkë, e cila shiti spermën, tha se familjet e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Zahir Doda, kanë inspektuar sot nga afër punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore “Ali Asllani” në Doganaj, ku aktivitetet ndërtimore po zhvillohen me intensitet të shtuar.Sipas kryetarit Vishi, objekti aktual ku vijojnë mësimet nxënësit nuk i plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin cilësor të procesit mësimor, prandaj avancimi i punimeve në godinën e re është i domosdoshëm dhe shumë i pritur nga nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e zonës.Ai theksoi se shumë shpejt nxënësit dhe stafi arsimor do të kenë mundësi të punojnë dhe…

Read More

Vetëm 20,3 për qind e ukrainasve do të votonin për presidentin Volodymyr Zelensky në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tregon një studim i publikuar sot nga agjencia Info Sapiens. Pavarësisht rënies së mbështetjes, Zelensky mbetet ende kandidati individual më i popullarizuar, shkruan Kyiv Independent.Studimi u krye midis 13 dhe 28 nëntorit, disa ditë pas një skandali të madh korrupsioni që goditi Ukrainën dhe në të cilin ishin të përfshirë aleatë të Zelenskyt. Në muajin tetor, një muaj para shpërthimit të aferës, mbështetja për Zelenskyn ishte 24,3 për qind.Rezultatet e anketës:Volodymyr Zelensky – 20,3 për qindValeri Zaluzhny – 19,1 për qindKyrylo Budanov…

Read More

Komuna e Shtimes ka nisur dekorimin e rrugëve kryesore dhe hapësirave publike në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit.Punimet po realizohen nga kompania kontraktuese e angazhuar nga komuna.Përmes vendosjes së ndriçimit dhe elementeve dekorative, synohet krijimi i një atmosfere më festive dhe atraktive për qytetarët gjatë kësaj periudhe. Nga komuna kanë bërë të ditur se dekorimet do të shtrihen në disa pjesë të qytetit, me qëllim që Shtimja të marrë një pamje më të gjallë dhe më mikpritëse për festat që po afrojnë. /Telegrafi/

Read More