KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​Scaloni befason me deklaratën për Messin dhe Botërorin 2030

​Scaloni befason me deklaratën për Messin dhe Botërorin 2030

Lionel Messi mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Argjentinës edhe në Kupën e Botës 2030, por jo domosdoshmërisht si futbollist. Përzgjedhësi Lionel Scaloni ka thënë se do të ishte i mirëpritur në stafin e tij të trajnerëve nëse vendos t’i bashkohet.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Kosta Rikës, Scaloni u pyet për mundësinë që Messi të bëhet pjesë e stafit teknik të kampionëve të botës.

“Unë mendoj se ai do të jetë ende futbollist pas vitit 2030. Ai nuk është më pjesë e kombëtares, por si futbollist shpresoj që të vazhdojë për aq kohë sa të mundet. Nëse dëshiron të vijë këtu, nuk ka asnjë problem. Tani që Walter (Samuel) nuk është më këtu, le të vijë”, deklaroi Scaloni.

Walter Samuel pritet të largohet nga stafi teknik i Argjentinës pas këtij viti, pasi raportohet se do të marrë drejtimin e një skuadre evropiane.

Ndërkohë, Scaloni ka vazhduar bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Argjentinës, duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2030.

Messi, i cili është kampion bote me Argjentinën nga viti 2022, mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e futbollit argjentinas. Ai ka realizuar 126 gola në 208 paraqitje me kombëtaren.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.