Author: korrektpress

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur lidhur me njoftimin për votimin e sotëm në Bruksel, ku vendet anëtare të BE-së pritet të marrin vendim për ngrirjen afatgjatë të pasurisë së Bankës Qendrore Ruse. Për këtë arsye, kryeministri hungarez reagoi me zemërim.Ndër të tjera, ai tha se në mesditë do të mbahet një votim me shkrim, i cili do t’i shkaktojë dëme të pariparueshme Bashkimit Evropian.“Sot, Brukseli kalon Rubikonin. Tema e votimit është pasuria e ngrirë ruse, për të cilën vendet anëtare të BE-së deri tani kanë votuar çdo gjashtë muaj dhe kanë marrë vendime unanime. Me procedurën e sotme,…

Read More

Avokati Elenko Millanov, në emisionin Click Plus në TV21, tha se kryeprokurori i ri duhet të jetë person me kredibilitet.Siç tha Millanov, kryeprokurori i ri duhet të tregojë rezistencë jo vetëm ndaj partive politike por edhe ndaj fuqive të biznesit“Në atë pozitë, duhet të jetë person me kredibilitet. Person i cili mund të tregoj rezistencë, për shkak se, jo vetëm kundrejtë partive politike, por edhe për fuqitë e biznesit, për shkak se lëndët më së shumti janë tenderë me prokurimet publike ku është e përfshirë politika nga njëra anë dhe nga ana tjetër fuqitë e biznesit”, tha avokati Elenko Millanov.

Read More

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra nga zyrtaret e para të Policisë së Kosovës dhe gruaja e parë që ka mbajtur gradën “rreshtere” në këtë institucion që nga viti 2001, ka përmbyllur me sukses studimet në Akademinë Kombëtare të FBI-së.Në njoftimin e publikuar nga AALEA US, theksohet: “Krenare për miken tonë, Luljeta Mehmeti-Quigley, për diplomimin e saj nga Akademia Kombëtare e FBI-së — një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin tonë. Ky është gjithashtu një çast krenarie për gratë kosovare në fushën e zbatimit të ligjit, të cilat vazhdojnë të thyejnë barriera dhe të frymëzojnë breza të tërë.…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë procesin e shkyçjes nga rrjeti për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, si dhe ndërmarrjen e procedurave përmbarimore ndaj borxhlinjve.Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin masat e detyrueshme. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin në tërësi, “Hidromorava” ka ofruar mundësinë e riprogramimit me këste mujore, përmes marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në zyrat e kompanisë.Sipas njoftimit, konsumatorët që i shlyejnë të gjitha obligimet ose që lidhin marrëveshje…

Read More

Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se nga sot, 12 dhjetor, deri më 26 dhjetor 2025, do të zhvillohen punimet në rrugën “Idriz Sallova”. Për shkak të këtyre punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë orarit të punës.Në segmentet e tjera të rrugës do të vendosen ura metalike për qarkullimin e automjeteve me kapacitet deri në 20 ton, si dhe ura të dedikuara për këmbësorët, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes gjatë fazës së intervenimeve.Komuna u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe t’i respektojnë udhëzimet në terren.Zyra për Informim falënderon qytetarët…

Read More

Një grua ka mbetur pa shenja jete sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Tutje bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, por që pas sinjalizimit të Policisë të njëjtit janë kthyer mbrapsht.Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, të enjten në ora 19:25. “Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas.”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë.Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion gjashtë persona, pasi dyshohen se kishin kaluar ilegalisht kufirin.Rasti ka ndodhur në fshatin Rujishte në Zubin Potok, të enjten, në ora 18:30. “Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Read More