Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026

    “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve
    • Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
    • “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
    • Mot me shi në Shqipëri
    • Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
    • Kim Novak zbulon dëshirën e pazakontë për pas vdekjes, dëshiron që trupi t’i bëhet kompost
    • Moti në Kosovë, fundjava me shi
    • Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, October 10
    • Ballina
    • Lajme

      Moti në Kosovë, fundjava me shi

      October 10, 2026

      Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

      October 9, 2026

      Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

      October 9, 2026

      Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

      October 9, 2026

      Rusi i arrestuar në Mal të Zi shpërndante dezinformata edhe për Kosovën

      October 9, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

      October 9, 2026

      Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

      October 9, 2026

      Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

      October 6, 2026

      Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, a do të shkojmë sërish në zgjedhje?

      October 6, 2026

      Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

      September 30, 2026
    • Moti

      Mot me shi në Shqipëri

      October 10, 2026

      Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

      October 9, 2026

      E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

      October 9, 2026

      Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

      October 8, 2026

      Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

      October 8, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bota

    Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe

    korrektpressBy korrektpressOctober 10, 2026 Bota 3 Mins Read
    Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
    Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar marrëveshjen e njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me naftë dizel ruse, duke paralajmëruar se lehtësimi i shitjes së produkteve energjetike ruse mund të ndihmojë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

    Trump deklaroi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të lironte sasi të mëdha nafte dizel në tregjet ndërkombëtare, me synimin për të ulur kostot e larta të energjisë në kushtet e luftës me Iranin.

    “Rusia do të furnizojë menjëherë tregun amerikan dhe atë global me mbi 300 mijë tonë naftë dizel, si dhe me 500 mijë tonë të tjera gjatë muajit nëntor”, shkroi Trump pas bisedimeve me Putinin.

    Duke reaguar në rrjetin social X, Zelensky e kundërshtoi këtë njoftim, duke deklaruar se një marrëveshje e tillë nuk do të kontribuojë në paqe, transmeton Telegrafi.

    “Dhuratat për Putinin nuk do të sjellin paqe apo ndonjë përfitim për botën e civilizuar”, shkroi presidenti ukrainas.

    “Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet. Ajo që nevojitet është një ulje reale dhe reciproke e tensioneve me Rusinë”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se po lëshonte një licencë të përkohshme që lejonte naftën dizel ruse të hynte në tregjet globale.

    Shtëpia e Bardhë nuk sqaroi menjëherë se kush do të paguajë për naftën ruse dhe kur do të nisnin furnizimet në kuadër të marrëveshjes. Po ashtu, nuk u bë e ditur nëse dërgesat e tjera të parashikuara për muajin e ardhshëm do të mbërrijnë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.

    Njoftimi i Trumpit vjen vetëm një muaj pasi ai nënshkroi një paketë të gjerë sanksionesh kundër Rusisë, që synonte sektorin energjetik dhe industri të tjera që ndihmojnë në financimin e luftës në Ukrainë.

    Marrëveshja ngre pikëpyetje edhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë gjatë këtij muaji, në përputhje me një legjislacion dypartiak që synon importuesit kryesorë të naftës dhe gazit rus.

    Trump nuk përmendi as sanksionet dhe as luftën e Rusisë në Ukrainë në deklaratën e tij, duke theksuar se prioriteti kryesor i administratës së tij është ulja e çmimeve për qytetarët amerikanë.

    “Çmimet më të ulëta për amerikanët, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe transportuesit tanë, janë prioriteti im më i madh”, deklaroi ai.

    Ndërkaq, i dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev, shpërndau në X njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit, duke pretenduar se bashkëpunimi mes Rusisë dhe SHBA-së në fushën e naftës dizel dhe energjisë do t’i sjellë përfitime botës. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    Qendrat e kthimit të migrantëve jashtë BE-së, a rrezikohen të drejtat e njeriut?

    Pse SHBA-ja i vendosi sanksione Gjykatës së Hagës?

    Ukraina godet fabrikën ruse të raketave Kh-101

    Kush është gruaja pas Trumpit – disa mendojnë se pamjet nuk janë reale

    SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

    Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

    LEXO GJITHASHTU

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026

    “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

    October 10, 2026

    Mot me shi në Shqipëri

    October 10, 2026
    TË TJERA

    Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe

    October 10, 2026

    Kim Novak zbulon dëshirën e pazakontë për pas vdekjes, dëshiron që trupi t’i bëhet kompost

    October 10, 2026

    Moti në Kosovë, fundjava me shi

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.