Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke vlerësuar se vendimi i sotëm është përshkruar më së miri nga deklarata e vetë Thaçit.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se Kosova duhet të ndërmarrë veprime për ta mbrojtur luftën e popullit të saj për liri.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi.” Kjo fjali e Presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale.
Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri”, ka shkruar Gruda./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

