KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tragjedi në futboll, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare futbollisti Enis Maqedonci

Tragjedi në futboll, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare futbollisti Enis Maqedonci

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin. Futbollisti Enis Maqedonci ka humbur jetën tragjikisht në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maqedonci, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën futbollistin e ri.

Maqedonci ishte aktiv te klubi gjerman TuS Hügelsheim, ku ishte pjesë e skuadrës deri në momentin e kësaj tragjedie.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, FFK-ja ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të futbollistit, duke i uruar familjes forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Pusho në paqe, Enis!”, thuhet në mesazhin e Federatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.