KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tifozët nga Kosova dhe mërgata zbarkojnë në Dublin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët nga Kosova dhe mërgata zbarkojnë në Dublin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të mblidhen në Dublin, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Irlandës, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Përkrahja për Dardanët pritet të jetë e madhe, pasi përveç bashkatdhetarëve që jetojnë në Britani dhe vende të tjera përreth, shumë tifozë kanë udhëtuar enkas nga Kosova për të qenë pranë ekipit në këtë sfidë.

Tifozët kanë nisur të mblidhen në kryeqytetin irlandez, ndërsa atmosfera pritet të zhvendoset në stadium, ku Kosova do të ketë mbështetjen e bashkatdhetarëve në një ndeshje me rëndësi të veçantë.

Në mesin e tifozëve të pranishëm në Dublin janë edhe një grup nga Llapi, të cilët kanë tërhequr vëmendje me flamurin që mbajnë në duar.

Në flamurin e tyre janë të paraqitur katër heronjtë: Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Kunushefci, duke e bërë këtë simbolikë pjesë të veçantë të përkrahjes së tyre për Kombëtaren.

Dardanëve u mjafton vetëm një pikë ndaj Irlandës për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe për të fituar një vend në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën A të Kombeve.

Me këtë objektiv në mendje, tifozët kosovarë synojnë të krijojnë atmosferë në shkallët e stadiumit dhe të jenë lojtari i 12-të i ekipit në një përballje ku çdo mbështetje do të jetë e rëndësishme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.