KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova U17 e mbyll fazën e parë me fitore ndaj Letonisë

Kosova U17 e mbyll fazën e parë me fitore ndaj Letonisë

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar 3-1 ndaj Letonisë në ndeshjen e fundit të Grupit 12.

Argjend Kosumi, Aldrin Asani dhe Arlind Thaqi ishin autorët e golave për “Dardanët e rinj”, të cilët megjithatë nuk arritën të siguronin një vend në dy pozitat e para të grupit, që dërgonin në Ligën A.

Kosova e mbyll kështu këtë fazë në vendin e tretë me tri pikë dhe do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Evropianit në Ligën B.

Në dy ndeshjet paraprake, përfaqësuesja e Kosovës kishte pësuar humbje nga Belgjika dhe Kroacia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.