KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Irlanda me vlerë gati dyfish më të madhe se Kosova, diferenca mbi 107 milionë euro

Irlanda me vlerë gati dyfish më të madhe se Kosova, diferenca mbi 107 milionë euro

Përfaqësuesja e Irlandës ka një vlerë më të madhe në treg sesa Kosova, të paktën sa i përket vlerës së përgjithshme të futbollistëve që përbëjnë dy skuadrat.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Irlanda vlerësohet me 229.30 milionë euro, ndërsa vlera totale e Përfaqësueses së Kosovës arrin në 122.25 milionë euro.

Diferenca mes dy përfaqësueseve është 107.05 milionë euro në favor të irlandezëve, të cilët kanë një skuadër me vlerë pothuajse dyfish më të madhe se Dardanët.

Kosova tashmë ka treguar se mund të përballet me Irlandën, ndërsa në duelin e radhës në Dublin synon ta dëshmojë sërish këtë, pavarësisht diferencës së konsiderueshme në vlerën e dy skuadrave.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.