Author: korrektpress

Pas zyrtarizimit të një prej transferimeve më tronditëse të kësaj vere, me kalimin e Mohamed Salahut te Trabzonspori, është konfirmuar edhe se egjiptiani do të ketë një nga pagat më të larta në futbollin evropian.Salah ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Trabzonsporin, duke iu bashkuar klubit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadoi. Ai u prit në aeroport nga rreth 25 mijë tifozë, të cilët i rezervuan një pritje madhështore.Shumëkush u befasua nga zgjedhja e tij. Duke pasur parasysh nivelin që vazhdon të tregojë, Salah mund të kishte vazhduar të luante në elitën e futbollit evropian.…

Read More

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë Kosovë.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Nga viti në vit po shtohen aksidentet në linjat hekurudhore, kërkohen masa urgjente për sigurinë në vendkalime “Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.Policia është duke…

Read More

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Evropën. Italia të enjten vendosi të gjitha qytetet e saj të mëdha në nivelin më të lartë të alarmit, ndërsa Austria regjistroi temperaturën më të lartë në historinë e saj.Temperaturat në disa vende evropiane kanë kaluar 40 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime shëndetësore për miliona qytetarë dhe duke ushtruar presion shtesë mbi sistemet energjetike, transportin dhe turizmin. Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ngrohjes së klimës.Ministria italiane e Shëndetësisë i ka vendosur të 27 qytetet…

Read More

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në fokus të takimit ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe dy zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.Më tutje në komunikatë thuhet se u vlerësua edhe niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili u cilësua si i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale…

Read More

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka arritur një marrëveshje të plotë financiare me Barcelonën, pasi është lodhur duke pritur që Real Madridi të bëjë një lëvizje vendimtare për transferimin e tij.Sipas gazetarit Matteo Moretto të MARCA-s, reprezentuesi spanjoll vendosi të pranojë kushtet e ofruara nga Barcelona, i zhgënjyer nga mungesa e progresit konkret nga Real Madridi, pavarësisht javëve të tëra me diskutime paraprake.Barcelona thuhet se i ka dhënë gjithashtu garanci Rodrit për mënyrën se si do t’i zhvillojë negociatat me Manchester Cityn, duke e bindur mesfushorin për seriozitetin e projektit. Me marrëveshjen personale tashmë të arritur, drejtuesit e klubit katalunas…

Read More

Një shofer është gjobitur me 500 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës, pasi është kapur duke qarkulluar me 178 kilometra në orë në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h.Rasti është evidentuar më 6 gusht 2026, rreth orës 09:42, në rrugën transitore, në segmentin Davidovc–Belincë në Komunën e Shtimes, gjatë kontrolleve të shtuara të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor.Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, shoferi A.M., 49 vjeç, ishte duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, kur u evidentua se po tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme kufizimin…

Read More

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani shprehu shqetësim, duke pretenduar se në Tabanoc janë vendosur tabela shtetërore pa gjuhën shqipe. Osmani: Heqja e gjuhës shqipe nga tabela zyrtare në kufi është provokim i qëllimshëm “Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc. Ndoshta dikush mendon se po e shoh këtë si mundësi për opozitarizëm. Sinqerisht, sot nuk kam as vullnet e as dëshirë për politikë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Sepse gjuha shqipe nuk është e një partie. Është e jona. Është ajo që na…

Read More

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre.“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti.“Le ta zgjedhë studion,…

Read More

Arsenali raportohet se po përgatit një lëvizje befasuese për të transferuar objektivin kryesor të një rivali në Ligën Premier, në rast se dështon të sigurojë shërbimet e Vinicius Junior.Pas javësh negociatash, “Topçinjtë” duket se kanë arritur më në fund marrëveshje për objektivin e tyre kryesor, Bruno Guimaraes, pasi kanë rënë dakord me Neëcastle United për një transferim me vlerë rreth 87 milionë euro.Mesfushori pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se të firmosë një kontratë që, sipas raportimeve, do ta mbajë në “Emirates” deri në vitin 2031.Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, Arsenali pritet ta përqendrojë vëmendjen te bashkëlojtari…

Read More

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit. IQMT ka bërë të ditur se në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe zyrtarët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë” kanë bërë një inspektim për vlerësimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit. “Mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe analizave për praninë e metaleve. Pas përfundimit…

Read More