Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë për betimin e anëtarëve të Kuvendit të ri Kombëtar, duke thënë se institucioni i ri përballet me detyrën e vështirë të rikthimit të sundimit të ligjit në Serbi.
Në një reagim në rrjetin social X, Wilson ka kritikuar pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një sundim autoritar dhe të korruptuar.
“Urime qytetarëve të Serbisë për betimin e anëtarëve të Kuvendit të ri Kombëtar! Ky kuvend, i pari pas sundimit autoritar dhe të korruptuar të klanit të Vuçiqit, ka një detyrë të vështirë përpara: rikthimin e sundimit të ligjit në vendin e tyre”, ka shkruar Wilson.
Ai ka shprehur bindjen se qytetarët serbë do t’ia dalin në këtë proces, nëse qëndrojnë të bashkuar.
“Duke qëndruar të bashkuar, populli serb do të ketë sukses”, ka përfunduar kongresisti amerikan.
Congratulations to the people of Serbia on the swearing in of its new National Assembly! This first assembly following the corrupt authoritarian rule of the Vucic cabal has a difficult task ahead of it to restore the rule of law in their country. By sticking together, the Serbian people will succeed!
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) November 17, 2026

